“Ishulli” i Victoria Hislob i vjen
në dorë edhe lexuesit shqipta

“Ishulli” i Victoria Hislob i vjen<br />në dorë edhe lexuesit shqipta
Është historia e një ishulli të vogël grek dhe banorëve të tij të sëmurë nga lebroza që përshkruhet në librin e titulluar “Ishulli”, i cili tashmë do të jetë dhe në dorën e lexuesve shqiptar.

Autorja angleze Victoria Hislob ka vendosur në qendër të kësaj proze jo vetem ishullin e vogël të Spinalongës që qëndron përballë ishullit të madh të Kretës por edhe historitë e banorëve të përjashtuar nga komuniteti i njerëzve të shëndetshëm për shkak të sëmundjes së tyre të lebrozës.

Historitë e dashurisë të lindura mes dëshpërimit dhe shpresës, dëshira dhe dashuria për jetën e këtyre njerëzve të tmerruar dhe të përbuzur rrëfehen me anë të penës së shkrimtares Victoria Hislob. Ky libër është botuar në vitin 2005 në 30 gjuhë dhe ka marrë një sërë çmimesh prestigjoze. Shitjet e tij në botë kapin shifrën e 2mln kopjeve.

libri ishulli

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime