TIRANE- Gjykatat shqiptare më në fund kanë nisur të adresojnë problemin e përdorimit të paautorizuar të logove dhe stemave të kompanive të njohura globale. Përmes një vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka detyruar palën e paditur “Mektrin Motors”-shpk “të pushojë cenimin e të drejtave të pronësisë intelektuale Markës ‘Jaguar’ dhe ‘Land Rover’, pronë e paditësit”.
Vendimi i gjykatës, i heq kompanisë së paautorizuara jo vetëm te drejtën e përdorimit te stemave dhe logove te markës se mirënjohur, por edhe i ndalon përfundimisht importin e automjeteve, pjesëve te këmbimit origjinale, mbajtjes se garancisë dhe deri edhe riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve te këtyre markave prestigjioze.
/Shqiptarja.com