Kryetari Ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka deklaruar publikisht se është homoseksual. Në një ese, të publikuar në Bloomberg Businessweek, Cook deklaroi se ka lënë mënjanë dëshirën për të ruajtur privatësinë e tij, për një qëllim më të rëndësishëm.
“Nuk e konsideroj veten një aktivist për të drejtat e homoseksualëve, por e kuptoj se sa shumë kam përfituar nga sakrificat e të tjerëve. Ndaj nëse fakti se kreu ekzekutiv i Apple është gay mund të ndihmojë dikë që të dalë publikisht, të qetësojë dikë që ndihet vetëm apo të frymëzojë njerëzit për barazinë, atëherë ja vlen të heq dorë nga privatësia ime”- shkruan për Bloomberg Businessweek, Tim Cook.
Kreu i Apple shkruan se është krenar për faktin se është homoseksual, dhe se e konsideron të qenit homoseksual si një ndër dhuratat më të mëdha që i ka dhënë perëndia. Gjithashtu Cook deklaroi se gjithmonë ka qenë i hapur me të tjerët në lidhje me të qenit homoseksual, por u ndje i detyruar për të dalë publikisht për të ndihmuar të tjerët.
Akti i Cook është duartrokitur dhe nga shumë OJQ të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com