“Jam Princi”! Arrestohet mashtruesi
në kurth e Pamela Anderson

“Jam Princi”! Arrestohet mashtruesi<br />në kurth e Pamela Anderson
Pushime luksi, tituj nderi shpërndarë VIP-ave, takime me autoritete civile e fetare si dhe dekorime.

Për këto e të tjera ka rënë në sy dhe është denoncuar nga karabinierët e Brindisit një burrë me shetësi italiane, S.S 57 vjeç. Ai e hiqte veten si Princi i Malit të Zi dhe Maqedonisë nën emrin Stefan Cernetic. Hetimi ka nisur në vitin 2016 me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar vula, leje kalimi diplomatike false, adesivë të trupës diplomatike me çmime ndërkombëtare të shtëpisë mbretërore malazeze. Ai kishte dhe një bashkëpunëtor, C.S 63 vjeç, “ambasadori” i tij në itali.

Gjithçka nisi kur ministria e jashtme denoncoi se zotëria në fjalë përdorte një makinë me stemën e Republikës së Malit të Zi dhe me adesivët e trupit diplomatik, por nuk ishte aspak një funksionar i Ambasadës të Malit të Zi dhe nuk gëzonte asnjë imunitet apo privilegj në territorin italian.

“Princi” ndërkohë, gjatë korrikut të vitit të shkuar, kaloi pushimet në një resort luksi në Fasano (Brindisi) ku bëri disa takime përfaqësuese me klerin, me politikanë e sipërmarrës të lartë.

Sipas hetuesve bëhej fjalë për një pantomimë me qëllim që të qëndronte pa paguar në vende prestigjioze italiane dhe europiane. Midis autoriteteve dhe VIP-ave që shoqërohej “princi” gjatë netëve gala, (i cili publikonte gjithçka në Facebook) shihet edhe Pamela Anderson. Në vitin 2015 ajo mori nga “princi” titullin e konteshës së Santa Margherita Ligure në një ceremoni që bëri xhiron e botës./ revistawho

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal