“Java e Fëmijëve Jetimë”, Meta
aktivitet në shenjë solidariteti

“Java e Fëmijëve Jetimë”, Meta<br />aktivitet në shenjë solidariteti<br>
Në kuadër të veprimtarisë "Java e Fëmijëve Jetimë" u  zhvillua nën kujdesin e Presidentit Meta, në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, një grup artistësh të njohur vizituan ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.

Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami vlerësuan angazhimin e Presidentit Meta për organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror. Në aktivitet ishin të pranishëm edhe Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.

Në aktivitetin ku morën pjesë edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, artistët e njohur Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehën solidaritet me fëmijët pa kujdes prindëror.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja