TIRANE - Me një karrierë brilante në gazetari Agron Çobani e meriton një fidan ulliri në oborrin e Radiotelevizionit Shqiptar, institucion për të cilin kontribuoi për afër 4 dekada në të gjitha nivelet e angazhimeve, si reporter terreni e redaktor, si krijues dhe deri në postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Sëmundja e mundoi, e lodhi, ia limitoi atë që ai kishte më shumë për zemër, kontaktet dhe bisedat plot humor e gjallëri me të njohurit dhe miqtë e shumtë. Por janë gjurmët e pashlyera të tij, sepse ai la një emër në gazetarinë shqiptare, për bashkëkohësit, por dhe ata më të rinjtë që e shikonin Agron Çobanin si njo model profesional, njerëzor dhe familjar. Në mesin e viteve '60 ai së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin e pandarë Alfons Gurashi - edhe ky një div i gazetarisë audiovizive shqiptare - hyri për herë të parë në godinën e Radiotelevizionit Shqiptar.
Ashtu, djelmosha energjikë dhe entuziastë që fati u dhuroi një marshut të pasur profesional, për t'i provuar të gjitha në atë institucion, për të sjellë gjithçka nga lënda njerëzore në atë godinë nga çdo cep i vendit. Agroni diti dhe t'i "transferojë" pa përtim kreditet e tij tek më të rinjtë, duke qenë pedagog dhe trajner praktik e konkret për reporterët e editorët, të cilët kishin bërë të njëjtën zgjedhje si ai vite më pas. Nëse e identifikoje kollaj si gjirokastrit nga afeksioni për vendlindjen ose akcenti i pandryshuar bisedor, të dukej se ishte dhe "gjirokastrit" në fjalë. Fliste pak, por ama duke e spërkatur gjithçka me humor fin dhe pa kufij gjeografikë, duhet ta ndiqje me kujdes për kontekstin. Rrallë kam takuar në jetë njerëz që mund ta administrojnë me aq gusto humorin sa Agron Çobani, që e bënte të këndshëm dhe historinë më të pabujë. Kishte stilin e tij të rrëfimit edhe kur tema e historisë ishte me përmbajtje dramatike. Kjo është një performancë që do t'i mungojë gjatë familjarëve padyshim, por dhe shokëve e miqve të shumtë të tij.
Para më shumë se dy viteve Agron Çobani bëri një shërbim të jashtëzakonshëm, kur botoi librin "Ju Flet Tirana!", një dedikim për institucionin ku shërbeu për rreth 4 dekada. Një kolazh kujtimesh personale dhe prezantim i dokumenteve, shumica e të cilave të papublikuara më parë, Ai "shkundi pluhurin", pse jo dhe provokoi me historitë e atij libri, ndezi prozhektorët për ngjarje mbresëlënëse, risolli me kolorit jetësor personazhe prominentë, evokoi aspekte nga aktiviteti i RTSH-së në vite, për një pjesë të të cilave nuk ishte shkruar më parë. Ai bëri detyrën, respektoi dhe nderoi gjenerata të tëra kontributorësh për njërin prej institucioneve më të rëndësishëm mediatik në Shqipëri dhe në hapësirat shqipfolëse, por iu la dhe gjeneratave që vijnë një dosje memuaristike cilësore dhe të denjë, që natyrshëm do të plotësohet e pasurohet më tej.
Në shtator të 2007-s, kur e kam intervistuar në kuadër të përgatitjes që bëja për një botim mbi 70-vjetorin e transmetimeve radiofonike në Shqipëri, më ka befasuar me idetë dhe njohuritë që kishte për menaxhimin e stacioneve private. Agroni, ndonëse e filloi punën në Radio Tirana rreth tre dekada e gjysmë para nisjes së gjallërimit të tregut privat audioviziv, nuk qëndroi statik dhe refraktar në njohuritë dhe background-in e tij. Plot ide novatore dhe me propozime të guximshme ai mbështeti procesin reformues në RTSH, sikundër nuk ndaloi apo anashkaloi askënd nga bashkëpunëtorët e vartësit e tij që të shpallte platforma transformuese në dobi ndërtimit të një medie publike. Në të njëjtën kohë nuk përtoi asnjëherë të këshillonte apo asistonte operatorë privatë të kësaj fushe në Shqipëri dhe në Kosovë. Si një njeri që i provoi të gjitha në karrierë - nuk i munguan dhe momente harrimi, neglizhimi dhe përçmimi nga drejtuesit e autoritetet - Agron Çobani diti të përshtatet, diti të nxisë, diti të ndikojë, gjithçka pati e ndau me të tjerët. Një koleg i vyer, që ka një rol të padiskutueshëm në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com