“Këtu vallëzohet me hijet”, drama e
Bashkim Hoxhës gjatë tetorit në Durrës  

“Këtu vallëzohet me hijet”, drama e<br />Bashkim Hoxhës gjatë tetorit në Durrës  
Në pallatin e Kulturës së Durrësit, do të mund të vallëzoni me hijet. Në fakt nuk bëhet fjalë për një shfaqje ekzibicioniste, por për një dramë, të titulluar “Këtu vallëzohet me hijet”.

Përgatitjet kanë filluar tashmë që në tetor që gjithçka të jetë gati.

Subjekti i dramës që do të vihet në skenë nga gazetari Bashkim Hoxha, njëkohësisht regjisor, na kthen tre dekada mbrapa, pikërisht në periudhën e diktaturës. 

Fabula e kësaj drame sjellë në vëmendje faktin se edhe pse po bëhet një çerek shekulli pluralizëm në Shqipëri, kjo e shkuar vazhdon të na përndjekë. 

Autori i veprës Bashkim Hoxha jep detajet e kësaj shfaqjeje që do të vihet në skenë gjatë tetorit:

“Drama "Këtu vallëzohet me hijet" sjell problematikën aktuale të shoqërisë shqiptare së cilës e kaluara i ngatërrohet ende në për këmbë.

E veçanta e kësaj drame është se mesazhet e forta politike të një shoqërie që nuk është shkëputur përfundimisht nga e kaluara e saj, vijnë përmes një historie njerëzore familjare.

Duke vendosur në qendër historinë e personazhit të "Florës", një vajzë që është rritur me iluzionin e një babi që nuk ka ekzistuar kurrë dhe njihemi me dilemat e rëndësishme jetësore të njerëzve që rrethojnë atë në jetën e saj.”
 
Në këtë shfaqje do të interpretojnë aktore me përvojë por edhe aktore të rinj në skenën e Durrësit sikurse janë Ervin Doko, Vilma Hodo, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Gjergj Doci e të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë