“Kafka me boce cigaresh”, vepra
më e re e Lume Blloshmit

“Kafka me boce cigaresh”, vepra<br />më e re e Lume Blloshmit
Natyra tranzitore e jetës ka qenë bazë e frymëzimit për shumë artistë, që prej kohës së Caravaggio-s e deri tek marria e shndritshme e anglezit Hirst, për të cilin vdekja është jeta që do trajtuar me buzëgaz dhe kreativitet. Por, a mund të jetë cigarja e përdorur prej shumë kohësh në të gjithë botën, një e mirë...?!

Me këtë rast mund t’ju tregojmë shumë shembuj nga artistët, të cilët e kanë përdorur atë për qëllime pozitive. Në “Autoportret me cigare” e Sarah Lucas, “memento mori” (lat. 'kujto, se do të vdesësh') tradicional fiksohet gjatë rrugëtimit të vet duke na lënë me idenë se fundi do të vijë shpejt. Ndërsa tek “Kafka e mbuluar me bocet e cigareve”, si vepra më e re e Lumturi Blloshmit kërkon të thotë se vdekja mund të parandalohet vetëm nëse jemi pak më të kujdeshëm. Për “For the Love of God” e Damien Hirst-it, historiani hollandez i artit Rudio Fuchs shkruan: - “Kjo vepër tregon për fitoren mbi dekadencën. Në të njëjtën kohë ajo tregon se vdekja është pafundësisht e pamëshirshme, në krahasim me trishtimin e përlotur në veprën e Hirst-it, ajo është lavdia vet”.

Nuk ke se si mendon ndryshe kur shikon kafkën mbuluar me diamanta, ashtu sikundër kafka e mbuluar me boce cigaresh “moment mori-in” e saj kërkon ta shtyj sa më shumë, duke nënvizuar një linjë tjetër në lidhje me idenë e fitores së jetës mbi vdekjen. “Kafka me boce cigaresh” kishte lindur në mendjen e Blloshmit shumë kohë më parë, por se tani ajo shfaqet pranë Qendrë së Biznesit ''Kompleksi Halili'' edhe si homazh ndaj Damien Hirst-in. Kjo sallë ekspozimi ndodhet në një vend pranë disa klinikave apo studiove mjeksore, për këtë arsye ajo bëhet në një vend reflektimi për cilindo që ndalet dhe e shikon, sepse vepra që është ekspozuar në të na kujton dhe bën që të mos harrojmë atë së cilës askush nuk i shmanget dot. Vepra vjen e fuqishme në tërë kompleksitetin e vet, duke afirmuar origjinalitetin shprehjes së saj artistike.

Është një vepër që në kontekstin e vet shqiptar, me simbolikën e saj shpërthen fuqishëm kundër të gjithë ndotjeve e mbetjeve. Fundet e cigareve nga gjendja e tyre e vdekur, si plehra të pështyra nga goja e njeriut, kthehen përsëri në sipërfaqen e kafkës së atij vet duke iu nënshtruar procesit të riciklimit. Në këtë mënyrë ato pushojnë se qenuri plehra dhe tanimë zotërojnë një autoritet të plotë, sepse kanë hyrë në një marrëdhenie me kafkën ose ne daçi me vet vdekjen, për të na paralajmëruar seriozisht për vazhdimin e pastaj fundin e tmerrshëm.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve