“Kanibali” që mund të zhdukë
bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

“Kanibali” që mund të zhdukë<br />bakteret rezistente ndaj antibiotikëve
Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për të luftuar superbakteret vdekjeprurëse – bakterin kanibal.
 
Bakteri i quajtur Bdellovibrio thuhet se mund të zhdukë infeksionet vdekjeprurëse duke i gëlltitur bakteret nga brenda.
 
Shkencëtarët bënë një provë me bakterin Shigella, i cili shkakton helmim të ushqimit dhe vret më shumë se 1 milion njerëz çdo vit.
 
Testet e kryera tek kafshët treguan se ky trajtim ndihmonte në zhdukjen e super baktereve pa shkaktuar asnjë efekt anësor. Ky studim mund të cilësohet një zbulim historik, pasi mund t’u japë fund baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.
 
Shkencëtarët janë më shumë të interesuar ta përdorin bakterin për trajtimin e plagëve të infektuara, ku mund të injektohen lehtësisht.
 
Gjithsesi trajtimi duket të kalojë disa kontrolle sigurie para se të përdoret tek njerëzit.
 
Hulumtuesit shkencorë po mundohen të gjejnë mënyra të reja për zhdukjen e baktereve, duke qenë se shumë baktere po zhvillojnë rezistencë ndaj ilaçeve të zakonshme.
 
Në korrik të këtij viti, shkencëtarët amerikanë zbuluan se boronicat  e kuqe mund të formojnë bazën për gjeneratën e re të antibiotikëve.
 
Eksperimentet laboratorike kanë treguar se vetitë antibakteriale të këtij fruti mund të bllokojnë infeksionet bakteriale. /shendeti/

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit