“Katër stinët e Vivaldit”
vijnë në TOKB

“Katër stinët e Vivaldit”<br />vijnë në TOKB
TIRANË- “Katër Stinët e Vivaldit” do të jetë koncerti më i fundit që do të mbahet në një nga hollet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit. Violinistja dhe drejtoresha artistike e TOKB-së, Abigela Voshtina tregon se kësaj herë “4 stinët e Vivaldit”, vijnë ndryshe. Vivaldi këtë radhë do të falsë me ngjyra të reja, do të flasë me të njëjtat instrumenet por me zërin enjë mentaliteti tjetër. 

“Në një formë të thjeshtë, në sensin që asnjë nga ne nuk do t’i bjeri në instrumentet e kohës, Do t’i biem me ‘makinat ferrari” që kemi tani por pa tejkaluar stilin e kësaj muzike, i cili e ka një zë ndryshe nga ç’mund të luanim si për shembull Çajkovskin ose Bramsin.  Kjo është një gjë që të gjithë e kuptojnë, edhe publiku më i thjeshtë”,- thotë Voshtina.
 
ky koncert do të jetë në vazhdën e koncerteve të tjera, por violinistja Abigela Voshtina tregon se ajo do t’i lë më shumë vend ansamblit dhe njohjen e cilësive të secilit muzikantë.

 “Që kur kam ardhur kam menduar që do të ishte shumë e drejtë për rritjen e cilësisë artistike  personale. Muzika e dhomës e cila afron muzikantët dhe njeh vlerat e tyre akoma më specifike. Koncerte kanë qenë, ky nuk është i pari, ky është një vazhdim i shumë koncerteve të tjera që do të vijnë në holl, janë kryesisht lirik me pianoforte, por do të vazhdojë edhe ky ansambël i cili do të ketë surprizat e veta."

"Sot unë jam si soliste por në të vërtetë unë jam drejtorie Artistike dhe do t’i lë vendin artistëve që punojnë gjatë gjithë kohës në opera që t’i mësojnë edhe ata vlerat e tyre dhe të ketë një afrimit akoma më të madh të njohjeve muzikale të njëri-tjetrit’, shprehet drejtoresha Artistike e TOKB-së, Abigela Voshtina.

Si drejtoresh Artistike, Abigela Voshtina synon që muzikën e dhomës, intime, ta kthejnë në të tjera dimensione duke u bazuar edhe në eksperiencën e saj artistike jashtë vendit.

‘Po ta flasim për shkollën unë jam për krijimin e master-klasave siç ekzistojnë në të gjithë botën. Do të kisha shumë dëshirë që si këngëtaret shumë të mëdhaja, siç erdhi Ermonela Jaho, siç mund të vij Sajmir Pirgu gjithë kjo plejadë e këtyre artistëve që na kanë ndritur faqen në të gjithë botën, do të ishte mirë që të gjithë instrumentistët tanë, violinistët tanë, violonçelistët, atë që bëjnë këtë punë, të fillonin t’i jepnin pak nga pak frymëmarrje  kësaj muzike”, thotë ajo. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)