“Kill the Messenger” një film i ri
mbi integritetin e medias

“Kill the Messenger” një film i ri<br />mbi integritetin e medias
Liria e shtypit dhe përdorimi i parave të drogës për të financuar një luftë janë subjektet kryesore në filmin e Michael Cuesta-s “Kill the Messenger” (Vrit lajmëtarin).
 
Ai është i bazuar në historinë e vërtetë të gazetarit Gary Webb, i cili u diskreditua pas shkrimit të disa artikujve lidhur me burimin e parave që Shtetet e Bashkuara përdorën për të financuar luftën kundër qeverisë komuniste të Nikaraguas.

Në filmin “Vrit lajmëtarin”, aktori i emëruar për Çmimin Oscar Jeremy Renner luan rolin e Gary Webb, një gazetar për gazetën lokale në Kaliforni, San Jose Mercury News.

Filmi pasqyron atë në vitin 1996 kur gjen informacion se në vitet 1980, CIA mbylli një sy, ndërsa aleatët e saj të Nikaraguas, Contras-it, fusnin kokainë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara për të financuar luftën e tyre kundër qeverisë komuniste Sandiniste të Nikaraguas. Gazetari Webb paralajmërohet që të mos publikojë zbulimet e tij.

Webb refuzon të tërhiqet. Ai publikon një seri me tre-pjesë të quajtur "Aleanca e errët," jo vetëm duke shkruar mbi lidhjen midis CIA-s dhe trafikantëve të drogës – që tashmë dihej, por duke pohuar se kontrabanda e tyre në shkallë të gjerë çoi në një epidemi të drogës në lagjet e afrikano-amerikanëve në Los Angeles dhe vende të tjera.


Gazetat Washington Post, New York Times dhe Los Angeles Times, të cilat nuk kishin shkruar shumë mbi lidhjet mes CIA-s dhe kryengritësve Contra në vitet ‘80, i hodhën poshtë përfundimet e Webb-it në lidhje me epideminë si spekulative. Më vonë dhe gazeta e tij u tërhoq.

Gazetari investigativ Robert Parry ishte i pari që dha lajmin mbi lidhjet CIA-Contra për Associated Press në vitin 1985. Ai është dakord me aktorin Renner.

Sipas regjisorit të filmit, Michael Cuesta, Webb-i nuk kishte prova të drejtpërdrejta që të lidhnin trafikimin e drogës nga kryengritësit Contra me epideminë.

Por deri atëherë, karriera e gazetarit Webb ishte shkatërruar. Ai kreu vetëvrasje në vitin 2004 dhe regjisori Cuesta shpreson që filmi i tij të rindezë bisedën lidhur me integritetin e shtypit.


Marrë nga Zëri i Amerikës

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje