“Ne shfrytëzuam marrëdhënien me Klikun, sepse pa atë nuk mund të bëhet dot një kongres mbarëkombëtar. Na jepet mundëasia që të bashkojmë këtë frymë bashkëpunimi ekonomik, me frymë shkencore, me frymë organizimi që t’i japim qeverisjes të çfarëdo lloji qoftë ajo, sot apo nesër apo kushdo që vjen, një lloj orientimi se si zgjidhen në mënyrë inxhinierike mbetjet e vendit”-shprehet Guri.
Ambientalisti dhe studiuesi Sazan Guri shprehet se një nga kontributet afatgjata të Kongresit do të jetë hartimi i “Kartës së Kongresit”.
“Karta është mënyrë, zgjidhje, filozofi është mendësi se si zgjidhet menaxhimi i mbetjeve drejt zeros të mbetjeve të vendit. Një kartë që i thotë qeverisjeve të mëdha dhe të vogla se si mund të shkojë në një drejtim për të zgjidhur mbetjet qofshin organike, spitalore, farmaceutike, urbane, të rrezikshme, historike, industriale”-thotë Guri.
Edicioni i 24-t i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që do të mbahet në datat 23 deri në 26 Nëntor 2017 në Pallatin e Kongreseve, ka mbi 350 ekspozues të regjistruar dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjate ditëve të Panairit.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO










