PRISHTINË - Deri ditën e premte klinika “Heart”, në të cilën dyshohet se kanë gjetur vdekjen 20 persona, ka vazhduar punën.
Siç bën të ditur "Koha Ditore" sot, policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoriatin shëndetësor të premten pasdite kanë kryer një operacion hetues në klinikë, por nuk kanë treguar për arsyet e kësaj “vizite”.
“Sapo u informuam se ky spital është ende në funksionim”, ka thënë drejtori i krimeve ekonomike, Emin Beqiri.
Beqiri nuk ka dashur të komentojë, se si ky institucion ka vazhduar punën edhe përkundër faktit se nuk ka licencë, e që drejtuesit dhe punonjësit e këtij spitali janë nën hetime, por ka premtuar se do të marrin të gjitha masat ligjore lidhur me këtë institucion.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë, pas një hulumtimi të gazetës kishte lëshuar një komunikatë për media në të cilën kishte thënë se e kanë revokuar licencën e spitalit më datë 26.11.2012. Kjo ministri nuk ka qenë në dijeni, që spitali po e vazhdonte punën.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com