“Kodi Civil Italian “ e “Tetari i Luigi
Pirandello”, vijnë në gjuhën shqipe

“Kodi Civil Italian “ e “Tetari i Luigi<br />Pirandello”, vijnë në gjuhën shqipe
TIRANE - “Italia përmes përkthimit në gjuhën shqipe” është eventi i organizuar paraditen e kësaj të marte në ambjentin e Pallatit të Kulturës. Në këtë event u prezantuan dy botime të një rëndësie të veçantë , “Kodi Civil Italian” përkthyer dhe përshtatur për herë të parë nga Av. Lisenko Moçka dhe “Teatri i Luigi Pirandello” përkthyer nga Amik Kasoruho. Të pranishëm në këtë prezantim zv. ministri i drejtësisë Idlir Peçi dhe ambasadori Gaiani, të cilët u ndalën në rëndësinë që ka për të dy vendet përkthimi jo vetëm i veprave artistike por edhe atyre të legjislacionit.

“Dua të përgëzoj përkthimin dhe kontributin që ka dhënë Amik Kasoruho në përkthimin e librit Teatrit, gjithashtu i shpreh të njëjtën mirënjohje edhe avokatit Lisenko Muço që ka përkthyer për herë të parë kodin civil italian. Duke qënë se kjo ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që e ushtrojnë të drejtën e kodit pasi Italia dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta në anën e legjislacionit,”- tha në fjalën e tij ambasadori italian Gaiani.

“Ky punim vjen në një moment ndoshta pak të vonuar do doja që të ishte marrë kjo iniciativë pak më herët në shumë raste unë shikoj një etje të studenteve shqiptar nga një anë dhe juristëve nga ana tjetër, ose të magjistratëve të cilët në shumë raste kur ndeshen me kleçkë dhe ndeshen me probleme juridike duhen të referohen origjinës së dispozitave që gjejnë në kodin tonë civil”,-u shpreh zv. ministri i drejtësisë Idlir Peçi.

Lisenko Moçka përkthyes i “kodit civil Italian” u ndal në rëndësinë që ka ky përkthim duke ju ardhur në ndihmë jo vetëm juristëve, studentëve të drejtësisë por edhe bizneseve, pasi rezulton që 40 % të shkëmbimeve tregtare Shqipëria i ka me Italinë.

prezantimi i librit italian

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska