“Kodi Zgjedhor” në fije të perit
sot shansi i fundit PD- PS
Anëtari i shtatë i KQZ, reflektimi mbi kritikat e ODIHR, hapja e kutive të materialeve zgjedhore, dhe përgatitja e raportit përfundimtar do të jenë pikat ku do të mbështet sot komisioni i Reformës Zgjedhore. Mbledhja sot në orën 18:00.
TIRANE- Nuk dihet ende çfarë fati do të ketë Reforma Zgjedhore. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga takimi i radhës dhe i fundit mes socialistëve edhe demo¬kratëve, ngelet "sekret" nëse do të dalin me një raport përfundimtar për Kodin Zgjedhor, në ditën limit të vendosur nga Kuvendi. Me sa duket dy krahët e politikës shqiptare janë ende larg një konsesusi për cështjet më të mprehta të reformës siç janë ato të riformatimit të
KQZ dhe ankimimeve. Së fundmi palët duhet të shprehen edhe lidhur me qëndrimin më të fundit të ODIHR, i cili u shpreh kundër votimit elektronik për zgjedhjet e 2013. Mbledhja e pasdites së djeshme e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore bëri vetëm disa "përparime shumë të lehta" kur forcat kryesore politike ranë dakort për cështje të tilla si respektimi i barazisë gjinore (kuota e përfaqësimit 30% për femrat kandidate) dhe mospërdorimi i fëmijëve dhe admistratës në fushatat zgjedhore. "Komisioni miratoi disa nga kapituj që i kemi kaluar edhe më përpara, në frymën edhe të disa komenteve të bërë nga
OSBE/ODIHR, dhe faktikisht janë kapituj që kanë të bënë me regjistrimin e subjekteve politike, me fushatën, median dhe financimin e partive politike", tha për mediat përfaqësuesi i PS-së, Bledar Çuçi. Çuçi tha se është miratuar edhe pika që parashtron kuotat gjinore, një pikë që sipas tij, është zgjidhur në frymën e rekomandimeve të bëra nga të gjitha palët e interesuara.
Ndërkohë, sipas tij, në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe pika, për të cilën palët kanë rënë dakord më parë, përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor. Çuçi tha se do të shqyrtohet edhe njëherë nesër kjo, ndërsa shtoi se mund të gjendet një zgjidhje duke patur parasysh edhe opinionin e dhënë nga OSBE/ODIHR. "Kemi konsensus për teknologjinë, madje palët kanë miratuar në komision përdorimin e paisjeve në qendrat e votimit dhe numërimin elektronik. Ne do i shikojmë edhe njëherë në frymën e dhënë edhe nga OSBE/ODIHR, pra nesër (sot) do diskutohet për administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve", bëri me dije Çuçi.
KQZPS-ja mbetet e vendosur në propozimin e saj që të ndryshohet vetëm mënyra se nga propozohet anëtari i shtatë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke lënë të pandryshuar formulën aktuale të propozimit nga partitë të 6 anëtarëve të tjerë që i përkasin 3 mazhorances dhe 3 opozitës. I shtati, ai që përcakton se kush do të ketë shumicën në KQZ, sipas Partisë Socialiste, nuk duhet të propozohet më nga partitë, por nga 4 organizma: Avokati i Popullit, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve. Partia Demokratike nuk ka një propozim të vetin sepse deri tani ia ka lënë socialistëve sjelljen e formulimeve për ndryshimin e Kodit. Mbledhja e sotme e komisionit pritet që të japë një zgjidhje edhe mosmarrëveshjeve lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Partia Demokratike kërkon që kutitë e votimit të hapen në të gjitha rastet kur ka ankim dhe provat gjenden në kuti. Ndërsa PS-ja kërkon që përveç këtij rasti, kutitë e votimit të hapen edhe në rastet kur ka mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të gjetura në kuti me numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, apo edhe në rastin kur zgjedhjet janë zhvilluar pa përdorur pajisjen elektronike të kontrollit të kartave të identitetit
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17