“Koha e dhive” e Luan
Starovës në finlandisht

“Koha e dhive” e Luan<br />Starovës në finlandisht
TIRANE - Oferta e librave shqip të përkthyer në gjuhën finlandeze u zgjerua me një titull të ri, që kur në muajin maj u publikua romani "Koha e dhive" i shkrimtarit nga Maqedonia, Luan Starova. Libri në gjuhën finlandeze quhet "Vuohien aika" dhe është botuar nga "Botimet Lumi Kustannus".

Libri "Koha e dhive" është libri më i pëlqyer dhe më i përkthyer nga "Saga Ballkanike" shumë vëllimesh të autorit Starova. Para botimit finlandez, në vitin e kaluar, ai u botua edhe në gjuhën angleze. Vlerësimet e para të lexuesve finlandezë kanë qenë pozitive, të cilët  librin e cilësuan si "rrëfim tërheqës për njerëz dhe dhi nën thundrën e komunizmit".

Para romanit të Luan Starovës, nga shkrimtarët me origjinë shqiptare, në Finlandë janë publikuar vetëm disa romane të Ismail Kadaresë si dhe një roman i Anilda Ibrahimit, me vendbanim në Itali.

Përkthyesit e romanit "Koha e dhive", Eset Feka dhe Tuula Nevala, më herët i kanë përkthyer dy vepra të Ismail Kadaresë në gjuhën finlandeze si dhe dy libra në gjuhën shqipe lidhur me politikën ndërkombëtare në Ballkan. Ndërmarrja "Botimet Lumi Kustannus", pas  romanit të Luan Starovës, ka në plan ta njoftojë publikun finlandez edhe me shkrimtarë të tjerë shqiptarë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan