“Kosova e Re” ndërtohet nga
ContourGlobal nga New York

“Kosova e Re” ndërtohet nga<br />ContourGlobal nga New York
Termocentrali i ri ishte çështje e bisedimeve edhe gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore nga mesi i prillit në Uashington.

Kompania gjigante operuese e energjisë elektrike, me seli në New York, ContourGlobal shpreson që të fillojë ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë gjatë 18 muajve të ardhshëm, projekt ky që pritet të krijojë mijëra vende të reja pune.

Kështu ka deklaruar për agjencinë Reuter zëvendëspresidenti, Garry Levesley për të theksuar se projekti tashmë kishte marrë mbështetjen si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Administrata Amerikane.

Të gjitha qeveritë e Kosovës në 15 vitet e fundit, para dhe pas shpalljes së pavarësisë kanë bërë plane e strategji, kanë premtuar dhe negociuar me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të reja energjetike, një termocentrali të ri të quajtur herë “Kosova C” e herë “Kosova e Re”.

Termocentrali do të ndërtohet pranë termocentraleve të vjetra, me qëllim të zgjidhjes njëherë e përgjithmonë të mungesës endemike të energjisë elektrike dhe së këndejmi pengesës kryesore dhe kushtit kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Termocentrali i ri ishte çështje e bisedimeve edhe gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore nga mesi i prillit në Washington.

Gjatë vizitës ministri i Financave, Avdullah Hoti, projekti do të ketë dy blloqe me kapacitete prej 330 megavatësh secili’ me një kosto që llogaritet të jetë rreth 1.4 miliard euro.

Aktualisht nga ofertuesit e mëparshëm ka mbetur në garë, vetëm gjiganti energjetik, ContourGlobal, një investues në fushën energjetike edhe në Bullgari. Përmes ofertës që ka prezantuar, ContourGlobal ka konfirmuar se është i gatshëm dhe ka kapacitet financiar për të investuar deri në 30 për qind të kostos së përgjithshme të investimit si dhe se ka qasje në kredi për pjesën e mbetur prej 70 për qind të kostos së investimit të termocentralit.

ContourGlobal është një kompani private amerikane e cila zhvillon, blen dhe operon me kompani gjeneruese të energjisë elektrike përreth globit. Ajo aktualisht operon me tetë biznese në katër kontinente ndërsa ka zyra të saj edhe në Londër, Paris, New York dhe Sao Paolo. /RTK/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës