“Krishtlindje në Tiranë” zbret
në Universitetin e Arteve

“Krishtlindje në Tiranë” zbret<br />në Universitetin e Arteve
Atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur të ndihet prej ditësh. Dritat shumë ngjyrëshe dhe zbukurimet të dhurojnë një atë ngrohtësinë që të gjithë e presim në këto ditë të ftohta të dhjetorit. Për ta bërë sa më të ngrohtë dhe për ti dhënë sa më shumë kuptim këtyre ditëve, regjisori Sokol Guga ka menduar të sjell një spektakël ndryshe nga herët e kaluara. “Krishtlindje në Tiranë” është spektakli që do të ngre siparin e një eventi në Universitetin e Arteve, nën kujdesin e veçantë të Prof. Petrit Malaj.

“Krishtlindje në Tiranë” është një spektakël ku do të na befasoj jo vetëm me të ftuarit, por do të dhuroj edhe emocione në këtë natë ku të gjithë do të kremtojnë lindjen e Krishtit mes ngrohtësisë familjare. “Gjithçka është gati, stafi po përgatitet për provat gjenerale të spektaklit, ku nuk do të mungojnë në sallë emra të mëdhenj të artit, kulturës, sportit apo politikës shqiptare të cilët janë bërë njësh në këtë event” tregon Guga.

duaj edhe ti

Këtë natë të shenjtë, duket se regjisori i ri Sokol Guga ka zgjedhur t’iu dhuroj jo vetëm publikut në sallë, por edhe teleshikuesëve atë ngrohtësi që ndoshta nuk e hasim çdo ditë. “Kam zgjedhur një format krejt ndryshe nga vitet e tjera, sepse të dhurosh dashuri dhe ngrohtësi përmes fjalës dhe artit është magji” thekson regjisori. Kujtojmë se, në këtë spektakël do të ngjiten në skenë emra të njohur të artit si sopranoja lirike Marjana Leka, Myfarete Laze, tenori Denis Skura, violinisti virtuoz i cili vjen enkas nga Maqedonia Shkëlzen Pajazii, “Artistja e Madhe” Roza Anagnosti, Elvis Vallasi.

duaj edhe ti

Nën drejtimin e ‘Drejtorit Artistik’ Grid Bici, Sokol Guga këtë herë vjen ndryshe në skenën e Universitetit të Arteve. Një suprizë e këtij spektakli do të jetë dhe partnerja e skenës së Sokol Gugës, ku sipas stafit realizues është një emër i njohur i skenës dhe ekranit. Gjithçka pritet për tu parë natën e 25 Dhjetorit ku Guga e stafi i tij premtojnë një natë të madhe. Pjesë e spektaklit është edhe Orkestra Filarmonike e Universitetit të Arteve, si dhe kori i fëmijëve i Liceut Artistik “Jordan Misja”, përgatitur nga mjeshtria Irida Spahiu.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat