“Kukullat” çel siparin në Teatrin
e Metropolit, Llaqi Nako pjesë e kastit

“Kukullat” çel siparin në Teatrin<br />e Metropolit, Llaqi Nako pjesë e kastit
Kostume shumëngjyrëshe, lëvizje të denja për profesionistë baleti dhe një gjyshe ndryshe nga të tjerat janë disa nga elementët me të cilat ka çelur siparin, shfaqja më e re për fëmijë  “Kukullat”, në Teatrin e Metropolit. Kjo shfaqe vjen si përshtatje e një përralle në balet dhe është mjaft  gazmore, ku interpretojnë fëmijët e vegjël të grupit “Spekter”, me libretin, regjinë dhe koreografinë e punuar nga artisti i njohur, Llaqi Nako, i cili në mënyrë mjaft gazmore na shfaqet si gjyshja.

llaqi nako

Artisti Llaqi Nako shprehet entuziast për bashkërendimin e elementeve dhe moshave që çuan në realizimin e kësaj pjese për fëmijë.

“Jam përpjekur duke u mbështetur edhe në përvojën time skenike që ta ndërtoj punën si ai kuzhinieri që i ofron tryezës atë çfarë ka në kuzhinë.

Duke ditur se çfarë elementesh kam jam përpjekur të përshtas atë çka është ndërtuar si libret letrar. Kënaqësia ime është nëse spektatori reagon dhe një sallë reagon ai është treguesi më i mirë."

llaqi nako

Edhe vogëlushët nuk e kanë fshehur ngazëllimin pas premierës:

“Po kisha emocione dhe mu duk shumë bukur. Nuk e di për spektatorët por mua mu duke diçka e realizuar,”-shprehet një prej djemve që performoi. Ndërkohë vogëlushja në rolin e Anës theksoi: “Mendoj se shfaqja ishte shumë e bukur dhe më pëlqeu mënyra sesi u realizua.”

Ana është  një vajzë të vogël që gjithë ditën e kalon me gjyshen e saj. Vogëlushes i pëlqejnë shumë kukullat dhe gjithë ditën luan me to, ndërsa gjyshja është një plakë e shkathët dhe gazmore, e cila merret me punë e gatime.

Një ditë Ana i kërkon gjyshes, kukulla të vërteta që kërcejnë dhe këndojnë. Por gjyshja si t’ja bëj?! Kjo mbetet për zbuluar të shtunave në sallën Çehov të Teatrin të Metropolit ora 11:00.

llaqi nako

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan