Gjirokastra po tërheq çdo ditë e më tepër një numër të madh turistësh që vijnë nga shtete të ndryshme, kryesisht nga lindja.
Për ta Shqipëria dhe veçse qyteti i gurtë, është destinacioni më i bukur që kanë vizituar. Ata kanë krijuar afeksion edhe karshi flamurit kuq e zi, të cilin e cilësojnë si ndër më të bukurit në botë.
Pazari i vjetër dhe kalaja janë ndër pikat më të frekuentuara nga vizitorët e huaj.
“Vijmë nga Polonia. Përshëndetje të gjithëve! Fillimisht kemi qenë në Ksamil pastaj vizituam Sarandën dhe tani kemi ardhur këtu në Gjirokastër. Është shumë qytet i bukur , ndër më atraktivët, jo më kot është pjesë e UNESCO-s. Me përshtypjet më të mira largohemi për të ardhur sërish”, shprehet një turiste polake.
“Është shumë qytet i bukur. Këtu dhe njerëzit janë tepër miqësorë dhe bujare, do tua sugjerojmë të njohurve tanë këtë destinacion”, thotë një tjetër turist polak.
Vetëm dy ditët e fundit kështjella e Gjirokastrës është vizituar nga mbi 1000 turistë kryesisht nga lindja.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO