“Kurthet” e  autostradave
shqiptare në emisionin “Urbanika”

“Kurthet” e  autostradave<br />shqiptare në emisionin “Urbanika”
TIRANË - Aksidentet e rënda që kanë ndodhur në rrugët shqiptare ishte në fokusin e emisionit “Urbanika”, në A1 Report. Të pranishëm në panelin e drejtuar nga gazetarja, Mirjeta Ngjela, ishin, ekspertë të transporteve, inxhinierë dhe juristë. Gjatë emisionit të ftuarit kanë deklaruar se, rrugët në Shqipëri janë të dobëta dhe ndërtimi i tyre bëhet jashtë standardeve.

Të ftuar ishin, Sadedin Çeliku ish/zëvendësministër i Transporteve, Artur Sulçe inxhinier, ekspert rrugor, Eneida Buzheku, eksperte ligjore, Xhemal Dopi, Kreu i Komunës Gracen dhe Fatmir Mallosi, përfaqësues i banorëve të komunës Gracen.

Duke folur në emisionin, Sadedin Çeliku ish/zëvendësministër i Transporteve thotë se, faktorët e aksidenteve janë të shumtë.
Sipas ish-zëvendësministrit Çeliku, “ne ecim po ajo është jashtë standardeve. Të gjitha rrugët në Shqipëri janë pa standardeve, të gjitha janë bërë përgjysëm. Rreth rrotullimet bëhen vetëm për të ulur shpejtësinë e makinës. 747 aksidente ndodheshin në vitin 2005, ndërsa aktualisht janë më shumë se 2 mijë aksidente”.

Ndërsa për Artur Sulçen, inxhinier dhe ekspert rrugor, ne duhet të ndërtojmë rrugë dhe nyje lidhëse që të jetojnë gjatë dhe jo që të prishen, kur vjen njëra qeveri.
“Aktualisht në Shqipëri nuk kemi asnjë standard në rrugët e vendit, nuk kemi një institucion të akredituar të cilët të kontrollojnë cilësinë e punës së këtyre profesioneve të lira që botës i japin zhvillime shumë”, tha inxhinieri Sulçe.

Ndërkaq, ekspertja ligjore, Eneida Buzheku tha gjatë emisionit “Urbanika” se, ligjet tona janë të përkthyera, siç i ka bota, por nuk zbatohen. Sipas saj, “kur ndërtohen rrugët, duhet që të bëhen duke u bazuar edhe tek Kodi Rrugor”.

Ndërkaq përfaqësuesi i banorëve të komunës Gracen, Fatmir Mallosi, ka kërkuar rregullime në rrugë, pasi ata nuk kanë si të kalojnë në anën tjetër të fshatit, ku ndodhen toka, shkolla,  etj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë