“Kush nuk shfrytëzon
licensën, t’i hiqet”
Licensat koncensionare të hidrocentraleve, të cilat nuk janë zbatuar, Shteti pritet t’i nxjerrë përsëri në konkurim, në mënyrë që t’i fitojnë sipërmarrje të afta për të kryer investime.
TIRANE- Licensat koncensionare të hidrocentraleve, të cilat nuk janë zbatuar, Shteti pritet t’i nxjerrë përsëri në konkurim, në mënyrë që t’i fitojnë sipërmarrje të afta për të kryer investime. Ky ishte thelbi i fjalës së ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, prezantimit të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social të Projektit Hidroenergjitik mbi Lumin Devoll.
LicensatNë rast se subjeket, të cilat mbajnë licensa HEC-esh, dhe nuk i vënë në zbatim konkret projektet, do të zhvillohen përsëri konkurse për t’ua dhënë ato subjekteve me qëllime serioze investimi. “Kemi nxjerrë grupin e parë të HEC-eve të cilat nuk kanë bërë asgjë. Ka njerëz që i kanë këto licensa, dhe nuk meritojnë më t’i mbajnë. Le të dalin në konkurim, të tjerët të konkurojnë, kush ka mundësi për të investuar, le të investojë”, - deklaroi ministri Gjiknuri. Nga ana tjetër, kreu i Energjisë deklaroi se ka disa investitorë të tjerë seriozë nga Izraeli, nga Turqia, të cilët po kërkojnë vepra të mëdha energjetike duke parë gjithë potencialin e burimeve ujore që ka Shqipëria dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në rrjetet evropiane të energjisë.
HEC “Devoll”Kreu i Energjisë e ka përgëzuar punën e ndërmarrë për ndërtimin e HEC-it në lumin Devoll, duke e cilësuar atë si një model për t’u ndjekur përsa i përket respektit për komunitetin dhe mjedisin. Investimi për zbatimin e këtij projekti tejkalon shumën 800 milionë USD. “Në fakt, vetëm pak kohë më parë, pata kënaqësinë që edhe me Kryeministrin e Shqipërisë të shikonim kantierin e punës në Devoll, në Banjë. Një punë jashtëzakonisht e madhe, që po bëhet dhe një investim që shkon mbi 800 milion dollarë”, - tha ministri Gjiknuri, duke u shprehur se ky investim mund të jetë më i madhi në Europën Juglindore përsa i përket hidrocentraleve.
Gjithashtu, firma koncensionare ka marrë përsipër të ndërtojë edhe rrugën lidhëse të Banjës me Gramshin, gjë të cilën kreu i Energjisë e ka cilësuar një ndihmë të rëndësishme për buxhetin e shtetit. “Për të shpëtuar financat e qeverisë, koncesionari do të marrë përsipër të bëjë edhe rrugën lidhëse të Banjës me Gramshin, duke i kursyer shtetit shqiptar para të mëdha në këto momente, duke i shtyrë këto shpenzime që mund të realizohen në kohë” – deklaroi ministri Gjiknuri.
Shkrimi u publikua sot (07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37