“Lavdi Duçes”, skandali
në një autobus të Romës

“Lavdi Duçes”, skandali <br />në një autobus të Romës
ROME – “Onore al Duce” (Lavdi Duçes) është slogani që është shfaqur në ekranin e jashtëm të një autobusi urban në Romë. Fotografia nga e cila shpërtheu dhe skandali është publikuar në blogun “nonleggerlo.blogspot.com” ku dhe ka ngjallur shumë komente të ndryshme. Debati ka prekur dhe disa nga rrjetet sociale më të përhapura në Italia.

ATAC, shoqëria e transportit publik në Romë, njoftoi në Twitter e më pas me një komunikatë për shtyp se ka hapur “një hetim të brendshëm mbi përdorimin e papërshtatshëm të ekranit të një autobusi”. Shoqëria sqaroi se aktivizoi “menjëherë hetimet e brendshme për të arritur në identifikimin e përgjegjësit të aktit të rëndë dhe për të vendosur sanksionet e parashikuara”. “Nëse gjesti përbën një krim të karakterit penal – shtoi më tej shoqëria – që del nga çështjet e brendshme të shoqërisë, ATAC S.p.A. do të informojë patjetër autoritetet”.
duce autobus rome





























(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, për zërin e fuqishëm ndaj padrejtësive

Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, për zërin e fuqishëm ndaj padrejtësive