“Letrarët shovinistë të veriut”
 ja pse u dënuan nga regjimi

“Letrarët shovinistë të veriut”<br /> ja pse u dënuan nga regjimi
TIRANË - Konferenca e Tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve në 1949, i bëri një skaner të gjithë autorëve të veriut dhe kryesisht autorëve që vinin nga shkollat katolike. Duke analizuar hollësisht gjithë historinë e letërsisë shqipe nga fillesat e gjer në kohën kur mbahet Konferenca e Tretë e Lidhjes, regjimi po synonte të vendoste bazat e realizmit socialist  në letërsi. Gjatë muajve të pranverës së 1949, u përgatitën një varg tezash për tu diskutuar në këtë konferencë, e mes tyre edhe një studim i hollësishëm  mbi autorët e veriut.

Pas një analize të hollësishme bërë dy autorëve  Gjergj Fishta e Ndre Mjeda  në studimin e Gjovalin Lukës gjen një vend të veçantë edhe trajtimi i një varg autorësh të tjerë  që regjimi i konsideronte të shkollës letrare të klerikëve të Shkodrës. Mes tyre renditen emrat e At Vinçens Prenushit, Luigj Gurakuqit, Dom Ndoc Nikajt, Patër Anton Zanonit, Hil Mosit, Kolë Thaçi, Ernest Koliqi, Dom Lazër Shantoja e Dom Ndre Zadeja.

Ndër analizat që u bëhen këtyre autorëve si më e ashpra  bie në sy ajo  për Ernest Koliqin ku veç të tjerash ai kritikohet për poezitë e tij: “Si poet ai është një dekadent; një imitues i poetit fashist Gabriele d’Anunzios. Në vjershat e tij pra, predominon formalizmi, ose siç e quanin vetë teoricienët e artit fashist, esteticizmi. Përkthimet e tij janë bërë në një gjuhë të pashpirt, ku ai përkthen vetëm fjalët e poetit italian, por përmbajtjen e tij e mbyt…”, shkruhet në këtë analizë për Koliqin poet. Më poshtë po e sjellim të plotë dokumentin kushtuar autorëve katolik të veriut, të cilët e ushtruan aktivitetin e tyre kryesisht në vitet ’30 dhe gjatë viteve të Luftës.


dosieri dokumentat

dosieri dokumentat
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi