“Ligjet elektorale” kosto 78 mln euro
"dhuratat" s'e shpëtuan dot Berishën

“Ligjet elektorale” kosto 78 mln euro<br />"dhuratat" s'e shpëtuan dot Berishën
TIRANE - Nismat e ndërmarrë nga qeveria Berisha në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e acaruara me biznesin, para zgjedhjeve parlamentare, kajnë patur një efekt negativ në buxhet rreth 11 miliardë lekë ose 78 milionë euro. Kjo del nga përgjigja, që ministria e Financave i ka dhënë Fondit Monetar Ndërkombëtar për këtë çështje.

Kështu, nga ligji për tatimin mbi të ardhurat, ndryshimet parashikojnë që të ardhurat nga paga dhe bonuset nga 0-30,000 lekë të mos jenë të taksueshme dhe pagat mbi këtë nivel të taksohen 10% të pagës bruto. Ligji ka hyrë në fuqi më 1 maj 2013 dhe ndikimi negativ tek të ardhurat, për periudhën qershor-dhjetor 2013 vlerësohet 1.5 miliardë lekë. Fermerët përjashtohen nga pagesa e taksës prej 10% në transaksionet e shitjes së tokës.

Ligji ka hyrë në fuqi në prill 2013. Një parashikim i saktë i të ardhurave është i vështirë të bëhet, teksa mbledhja e kësaj takse varet nga transaksionet e tokës. Vlerësohet se ndikimi negativ tek të ardhurat i kësaj takse është 300 milionë lekë për 2013-n.

Ndryshimi për TVSH-në parashikon përjashtimin e pagesës së TVSH-së për importet e makinerive dhe pajisjeve që përdoren për investime të mëdha (për investime që fillojnë nga 50 milionë lekë e më lart); përjashtim nga TVSH për makineritë dhe pajisjet e importuara në industrinë përpunuese, agrobiznes dhe bizneset që janë subjekt i taksës së biznesit të vogël, gjithashtu dhe përjashtimet për pagesën për TVSH-në e hekurit dhe çimentos së importit ose vendas që përdoret si lëndë e parë në ndërtimin e hidrocentraleve. Ndikimi i vlerësuar ka qenë 4 miliardë lekë.

Ndërkohë, ndryshimet e fundit, të bëra në ligjin e taksave kombëtare që lidhen me përgjysmimin e taksës vjetore për automjetet e përdorura kanë një efekt negativ që llogaritet në gjashtë miliardë lekë për gjithë vitin 2013. Ministria e Financave i ka kthyer përgjigje FMN-së edhe në kuadër të auditit të financave publike, i cili do të ndodhë në muajt tetor-nëntor.

Në kushtet kur qeveria është në detyrë, shumë përgjigje kanë mbetur pezull, duke ia lënë në dorë ministrit të ri, Shkëlqim Cani. Duke nisur nga deficiti buxhetor, ulja e borxhit, shpenzimet, etj., për qeverinë aktuale nuk bën më sens që të tregojë se çfarë duhet të bëjë, ndërsa mësohet se, sipas parashikimeve, nisur nga treguesit e 7-mujorit, buxhetit do t’i mungojnë 30 miliardë lekë ose 215 milionë euro.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë