“Live Art”, në vjeshtë
pret vlerësimin e publikut

“Live Art”, në vjeshtë<br />pret vlerësimin e publikut
TIRANE - Veprat finaliste të konkursi të pikturës bashkëkohore në Shqipëri  “Live Art” do të ekspozohen në një numër ekspozitash në disa qytete të Shqipërisë në periudhën shtator-nëntor 2013. 25 veprat finaliste të pjesëmarrësve të konkursit “Live Art”, nga mosha 18-35 vjeç do të ekspozohen falas në pesë ekspozitat e planifikuara që çelen me këtë rast në Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës.

Në Tiranë kjo ekspozitë do të hapet në galerinë e Universitetit të Arteve “FAB”, ndërsa në qytetet e tjera në galeritë përkatëse. Këto ekspozita që vijnë gjatë sezonit të vjeshtës, duket se do të sjellin një krijimtari të veçantë për publikun, pasi jo shumë shpesh ndodh që krijimtaria që bëhet nga të rinjtë të jetë e ekspozuar për publikun.

Konkursi i pikturës bashkëkohore, edhe këtë herë mblodhi rreth tij jo pak artistë të rinj të talentuar, të cilët prezantuan punimet e tyre pranë emrave të njohur të këtij arti. Tashmë do të jetë sezoni i vjeshtës ai që do të sjellë ekspozitat në disa qytete me talentet e rinj, ku presin të marrin vlerësimin e publikut.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë