“LIVE ART”, një konkurs
pikture i Artit Bashkëkoho

“LIVE ART”, një konkurs<br />pikture i Artit Bashkëkoho
TIRANE - Një konkurs pikture për të inkurajuar artistët shqiptarë nga 18 deri në 35 vjeç është hapur nga “Intesa Sanpaolo Bank Albania”. Në njoftimin e shpërndarë dje, thuhet se “artistët amatorë ose ata që janë në fillimet e rrugës së tyre, mund të marrin pjesë vetëm duke dërguar formën e aplikimit me e-mail në adresën: [email protected]

Kjo është një mundësi unike që u hap dyert 25 finalistëve të ekspozojnë punët e tyre në 5 ekspozitat e planifikuara të çelen me këtë rast në 5 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë përgjatë muajve Shtator – Nëntor 2013.

Ky konkurs do të finalizohet nga tre çmime: çmimi i 1 - 5000 Euro, çmimi i 2 – 3000 Euro dhe çmimi i 3 – 2000 Euro. Veprat do të vlerësohen nga një Juri ndërkombëtare profesionale e drejtuar nga artisti shqiptar Artan Shabani, i ftuari Special, Z.Giancarlo Politi, një nga emrat më të dëgjuar të kritikës së artit bashkëkohor, Italian me famë ndërkombëtare i njohur si themeluesi dhe botuesi i Revistës “Flash Art International” si dhe profesori i Filozofisë, Z.Elvis Hoxha.

Në raundin e parë, 25 veprat finaliste do të përzgjidhen vetëm përmes pamjeve dixhitale të fotove të pikturave.

Në raundin e dytë Juria do të vlerësoje pikturat origjinale dhe do të shpallë midis tyre 3 Çmimet e para, gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës së parë në Tiranë, në Shtator 2013.

Njoftohet se afati për dorëzimin e aplikimeve është data 1 Korrik 2013.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi