“Loro Boriçi” hapet me
barazim për Superiore

“Loro Boriçi” hapet me<br />barazim për Superiore
“Loro Boriçi” inagurohet pa gola në Superiore, me Vllazninë e Kukësin që nuk arritën të nxirrnin një fitues në debutimin e tyre në sezonin e ri.

Pavarësisht një ndeshje të këndshme, dhe me raste asnjë prej ekipeve nuk mori pikët maksimale. Në “Loro Boriçin” e ri, Vllaznia kërkonte t’i bënte një fillim të denjë sezonit por përballë Kukësit, që e kishte mundur rregullisht në sfidat e fundit dhe që fitoi dhe Superkupën pak javë më parë sfida nuk do të ishte e thjeshtë.

Ndeshja filloi pas topit të parë të goditur nga Elvin Beqiri që i dha fund karrierës dhe një minutë heshtje në nder të ish-futbollistit shkodran të ndarë nga jeta pak ditë më parë, Kol Gjoni Belaj. Kukësi u përpoq të dominonte ndeshjen që në fillim.

Në minutën e 7-të verilindorët patën mundësinë për një fillim me gol, por sulmuesi kroat Pero Pejic gaboi një mundësi nga to që nuk para i fal. Minutat e para duket se ishin një dialog mes sulmuesit dhe portierit të Vllaznisë, Agovic, që reagoi në mënyrë spektakolare pas një goditje po kaq spektakolare të Pejicit në të 15-tën.

Vllaznia që u përpoq të merrte kontrollin e ndeshjes me menaxhimin e lojës goditi rrezikshëm në të 33-tën me Yll Hoxhën por Kolici ishte gati. Pjesa e parë u mbyll me një pretendim për 11-metërsh të Kukësit, për të cilin pamjet janë të qarta nëse ka të drejtë apo jo.

Në pjesën e dytë, Pejic ishte sërish më i rrezikshmi për Kukësin teksa goditi mirë në të 48-tën por Agovic dhe njëherë e kishte gati përgjigjen. 4 minuta më pas, Shtubina ju afrua golit për Vllazninë, por shënjestra e tij nuk ishte e duhura.

Vllaznia është skuadra e preferuar në Superiore për Pejicin, që i ka shënuar në total 12 herë, por në të 67-tën, kroati sërish gaboi një gol të sigurtë. Vllaznia u kundërpërgji me Cicmil në të 77-tën që goditi jashtë me kokë.

Në të 80-tën, fati për pak sa nuk i erdhi në ndihmë Vllaznisë, por Kolici ishte gati. Ky ishte dhe rasti i fundit në këtë ndeshje, që u mbyll pa një fitues, pa një gol por dhe në errësirë për shkak të një ndërprerje të shkurtër energjie, që erdhi para vërshëllimës së Jorgjit që thjesht sa zyrtarizoi me kthimin e ndricimit dhe ndarjen e pikëve mes dy skuadrave.
 
Kategoria Superiore
Java 1
Teuta – Tirana 0-0
Luftëtari - Partizani 0-1
Skënderbeu – Flamurtari 2-1
Korabi – Laçi 0-0
Vllaznia – Kukësi 0-0

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron