“Luftë, politikë e futboll, udhëtimi i
Shqipërisë në Europianin e 2016"

“Luftë, politikë e futboll, udhëtimi i<br />Shqipërisë në Europianin e 2016"
 “The International Interest” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të Francës për herë të parë në histori.
 
Artikulli i gjatë i faqes “The International Interest” hapet me titullin “Luftë, politikë dhe futboll, udhëtimi i Shqipërisë në Europë”.
 
Shkrimi përqendrohet jo vetëm te suksesi aktual i kuqezinjve, por edhe rruga e vështirë që kaluan nga Beogradi, Danimarka, humbja në Elbasan dhe deri te suksesi final në Armeni.
 
Një meritë e veçantë i atribuohet De Biasit, që në 8 ndeshje pësoi vetëm 5 gola duke krijuar një ekip kompakt dhe të denjë për të sfiduar historinë evropiane.
 
“The International Interest” citon edhe kapitenin Cana, Presidentin Duka, por edhe një pjesë të motivimit më të madh të shqiptarëve në këto eliminatore, himnin kuqzi.
 
“Kur nisa të luaja për Shqipërinë, 12 vjet më parë, nuk e kam menduar asnjëherë se do të vijë kjo ditë, por ne gjithmonë jemi përpjekur dhe tani arritëm ta realizojmë atë, në sajë të vullnetit të këtij grupi, këtij brezi të shkëlqyer të futbollistëve…”- Lorik Cana, Kapiten i Shqipërisë.
 
“Ky kualifikim është historik. Ne nuk i merituam humbjet në shtëpi (me Portugalinë dhe Serbinë). Ne nuk kemi një ekip me super yje, por ata kanë zemër dhe një shpirt kolektiv.” Armando Duka, Presidenti  FSHF-së.
 
Zemra? Shpirti kolektiv? Tifozët e kombëtares shqiptare e dinë shumë më mirë sesa zemër ka çdo shqiptar, kur veshin bluzën e kombëtares. Siç edhe fjalët e himnit kombëtar që dëgjohen me jehonë në çdo stadiumi në çdo ndeshje:
 
Prej lufte veç ai largohet,
 
Që është lindur tradhtar,
 
Kush është burrë nuk frikësohet,
 
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”       

Poshtë faksimile e shkrimit të publikuar për Shqipërinë nga  “The International Interest”
 cana
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia