“Lufta” për Eurovizion, garë e
fortë mes Elhaidës dhe Lindës

“Lufta” për Eurovizion, garë e<br />fortë mes Elhaidës dhe Lindës
TIRANE- Në Festivalin e 53-të të Këngës në RTSH si asnjëherë tjetër, morën pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe mjaft artistë të rinj. Sigurisht, gara mes tyre ishte arma më e fortë e këtij edicioni. Pas dy netëve festival, nata e sotme do të finalizojë këngëtarin fitues, që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion.

Siç kemi theksuar edhe në fillim të festivalit, në këtë edicion gara ka qenë më e fortë me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Elhaida Dani, kosovarja Linda Halimi, Enver Petrovci apo Venera Lumani. Zëra nga festivali thonë se pas suksesit të dy netëve festival, trofeu i fitores do të jetë më pranë tri vajzave Elhaidës, Venerës dhe Lindës.

Çdo gjë pritet për t’u finalizuar natën e stome, ku këngëtari që do të ngrejë trofeun do të na përfaqësoj në Euro Song, i cili këtë vit mbahet në Vjenë, Austri. Gara është e fortë, pjesëmarrësit janë të shumtë, surpriza të tjera na presin në natën finale...


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës