“Lufta” tregtare me Kosovën
Shkupi mbledh urgjent qeverinë

“Lufta” tregtare me Kosovën<br />Shkupi mbledh urgjent qeverinë
SHKUP - Qeveria e Maqedonisë ka nisur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën e krijuar lidhur me embargon dhe ‘luftën’ tregtare me Kosovën.

Nga qeveria informuan se mbledhja në ora 11.00 është thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç mësohet ka disa opsione për të vendosur lidhur me situatën e krijuar me vendin fqinj, pas vendosjes së embargos së plotë nga pala e Kosovës për prodhimet e Maqedonisë si dhe nga ana tjetër, vendosjen e taksës kufitare për shtetasit e Kosovës nga ana e autoriteteve të Shkupit.
 
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha theksoi se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit të Ekonomisë, Valon Saraqini, pas takimit të djeshëm në Prishtinë më ministrat homolog të Kosovës.
 
“Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit Saraqini, se çfarë është diskutuar dhe ka  dalur si vlerësim nga takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministren dhe ministren e tregtisë dhe industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila”, ka theksuar zëdhënësi Hoxha.
 
BLLOKIMI TOTAL I KUFIRIT
Në pikën kufitare Bllacë në anën e Maqedonisë totalisht është bllokuar kufiri nga ana e kamionëve dhe autobusëve dhe nuk lejohet kalimi i makinave.

Kamionë dhe katër autobusë janë vendosur edhe në rrugën e makinave, duke bllokuar hyrjen e tyre në kufi nga të dyja anët edhe nga Maqedonia, por edhe nga Kosova.

Një zyrtar i policisë kufitare në Bllacë deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se kufiri është i bllokuar për makinat si pasojë e bllokadës së vendosur nga transportuesit maqedonas.

"Makinat nuk mund të kalojnë, se vazhdojnë të jenë bllokadat. kjo pikë kufitare mund të kalohet vetëm në këmbë", deklaroi zyrtari i policisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate