“Luisa Spagnoli”, sfilatë bamirësie
me koleksionin Pranverë – Verë 2014

Gruaja e karrierës me guxim dhe finesë në përballjen e jetës së saj erdhi në koleksionin Pranverë - Verë 2014 të “Luisa Spagnoli”.

Kjo sfilatë u organizua brenda ambienteve të Ambasadës Italiane me një përkushtim maksimal nga ambasadori italian Massimo Gaiani për të ndihmuar fëmijët jetim në Durrës.

LUISA SPAGNOLI
(Në foto: Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, në Sfilatën e "Luisa Spagnoli")

Një sfilatë bamirësie që arrinte notat më larta dhe ku merrnin pjesë shumë figura të rëndësishme të politikës, kulturës, artit, spektaklit dhe medias.

Në këtë mbrëmje speciale kushtuar modës për të shprehur një xhest bamirësie për fëmijët jetim nderuan me pjesëmarrjen e tyre të veçantë dy zonjat e para, zonja Odeta Nishani dhe zonja Linda Rama.

luisa

Kjo sfilatë ishte dhe në mbështetje të Ministrit të Mirëqënies Sociale zoti Erion Veliaj i shoqëruar nga e fejuara e tij Ajola Xoxa.

Përfaqësuesja e shtëpisë së modës “Luisa Spagnoli” në Shqipëri, Eni Gjikollari, u shpreh e entuziasmuar se gruaja e “Luisa Spagnoli” në këtë koleksion të ri Pranverë – Verë është ajo grua që çohet në mëngjes dhe shkon në punë e veshur me shije.

Ajo tha se ngjyrat në këtë koleksion vijnë të shumëllojshme nga e verdha e senapit deri tek jeshilja e ujit. Lidhur me qëllimin e sfilatës, e cila do të ndihmonte fëmijët jetim ajo u shpreh: “Kjo është një iniciativë që ka modë, fashion por edhe bamirësi. Të ftuarit sot kanë paguar një kuotë që do të shkojë për fëmijët jetim në Durrës”, shtoi Gjikollari.
 
luisa

Koleksioni Pranverë – Verë 2014 erdhi nga shtëpia e modës “Luisa Spagnoli” e konceptuar në veshje “shik” dhe sportive njëkohësisht, në mënyrë të tillë që ta shoqëroi femrën nga mëngjesi deri në darkë.

Drejtori i shtëpisë së modës “Luisa Spagnoli” në Itali, Gianluca Sirotti, u shpreh se koleksioni i “Luisa Spagnoli” është i dashur edhe për Shqipërinë pasi vajzat dhe gratë dinë të vishen dhe janë elegante.

“Gruaja e “Luisa Spagnoli” është një grua sonfistikante, elegante por që ka një vëmendje të veçantë drejt një veshje që dëshiron ta veshë që në mëngjes kur del nga shtëpia e deri në darkë”, u shpreh drejtori i “Luisa Spagnoli” Gianluca Sirotti.

luisa
(Në foto: Gianluca Sirotti, Drejtori i shtëpisë së modës "Luisa Spagnoli")

Aksesorët në sfilatën e prezantuar të “Luisa Spagnoli” erdhën me plotë ngjyra që shoqëruan koleksionin. Stina e pranverës erdhi më soft kurse vera kishte një shumëllojshmëri ngjyrash dhe gurësh.

Duke folur për A1Report, znj. Rama tha se: "Perveçse faktit që e bukura gjithmone i pëlqen gjithkujt, kur ajo vihet në shërbim të diçkaje të mirë sigurisht është dhe më e bukur akoma".

Ajola Xoxa në krahun e ministrit të mirëqënie Sociale dhe rinisë Erion Veliaj u shpreh se artivitete të tilla në nder të bamirësisë për fëmijët jetim duhet të jenë më të shpeshta dhe kjo sfilatë vjen për të si një event mjaft i bukur.

“Është shumë e bukur që një event kaq modant të lidhet me një çështje kaq të madhe siç janë fëmijë jetim”, tha Xoxa.

Kjo sfilatë bamirësie përveç faktit që solli të rejat në fushën e modës arriti të përçonte dhe një mesazh të fortë. “Ku ka modë ka dhe bamirësi”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës