“Lumë” droge në gjithë Shqipërinë 
në një ditë asgjësohen 10990 rrënjë

Vijon zbulimi dhe asgjësimi i lëndëve narkotike nga operacionet antikanabis në të gjithë vendin.

Në qarkun e Shkodrës janë asgjësuar 5916 rrënjë Kanabis e mbjellë në 38 parcela.

Në qarkun e Gjirokastrës u asgjësuan 2152 rrënjë Kanabis, ndërsa në Vlorë janë asgjësuar 16 parcela me 1240 rrënjë kanabis. 

1100 rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjesuar në Delvinë të mbjella në 2 parcela

Ndërkohë, 4 persona janë vënë në prangat e Policisë së Mirditës për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia ka asgjësuar në vend me djegje Kanabisin dhe një pjesë të tyre e mori në cilësinë e provës materiale, ndërkohë në pranga janë vënë vetëm 4 shtetas nga Policia e Lezhës dhe po punohet për kapjen e kultivuesve të tjerë.
 
Asgjësohen 582 rrënjë Kanabis në Mirditë e Lezhë, pranga 4 kultivuesve
4 persona janë vënë në prangat e Policisë së Lezhës për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa në tjetër është shpallur në kërkim.
Adem Mema, vjeç 73, banues në fshatin Fushë Mamurrs, Kurbin.
Pjeter  Leka, vjeç 55, banues Rrasfik, Mirditë.
Petrit Lesi, vjeç 41, banues Rrasfik, Mirditë.
Vera Lesi, vjeç 41, banues Rrasfik, Mirditë, si dhe shpallet në kërkim shtetasi K.Q, vjeç 28, banues në Kodër Derven, Krujë.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në Mirditë, vendin e quajtur “Perroi i Skurajve” në Rrasfik, u gjetën dy parcela  në të cilat ishin të kultivuara

456 bimë të dyshuara narkotike Canabis Sattiva me gjatësi 20-40 cm.

Gjatë këtij kontrolli u kapën duke ju shërbyer këtyre bimëve bashkëshortet Petrit dhe Vera Lesi, ndërsa toka ishte pronë e shtetasit P.L, i cili ja ka dhënë me qera shtetasit K.Q.
 
Në fshatin Fush-Mamurras u gjetën 14 bimë të dyshuara Canabis Sattiva, me lartësi 180-250 cm, bimë të cilat u gjetën të kultivuara në oborrin e baneses së shtetasit Adem Mema.
 
Në fshatin Xhash, Lezhë, në vendin e quajtur Kodër Gershi, zonë e ç’pyllëzuar, u konstatua një parcelë ku në të ishin të kultivuara 112 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva, me lartësi 140 cm.
 
Bimët  narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike “.
kanabis
kanabis
Shkodër, asgjësohen 5916 rrënjë Kanabis, në kërkim kultivuesit
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

-Në fshatin Kaftallë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar :
16 parcela me 4192 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

-Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
10 (dhjetë) parcela me 709 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

-Në fshatin Vasiaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
11 (njëmbëdhjetë) parcela me 805 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

-Në fshatin Xhaj, në vendin e qujatur  « Faqe e Kungullit » , në Malsësi e Madhe , janë gjetur dhe asgjesuar :
1 (një) parcele me 210 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

Në të gjitha rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Delvinë, asgjësohen 1100 rrënjë Kanabis, në kërkim kultivuesit
2-Parcela me 1100 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Delvinës  në fshatin Tatzat të këtij qyteti.
Bimët narkotike u konstatuan në vendin e quajtur “Pluhur”. 

Këto bimë narkotike ishin të mbjella në mesin e pyllit të këtij fshati, të ndara në dy sipërfaqe toke pa pronarë, me lartësi deri në 100 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
 
Vlorë, asgjësohen 16 parcela me 2152 rrënjë kanabis
Zbulohen dhe asgjësohen nga Policia e Gjirokastrës 16-Parcela me 2152-rrënjë bimë narkotike “ Kanabis Sativa ” në dy fshatra të Vlorës !

Në fshatin Dushkarak, Policia ka zbuluar 9-Parcela me 1327-rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa, me lartësi nga 15 cm deri në 150 cm.

Bimët narkotike u konstatuan përgjatë bregut të Lumit-Vjosë, të mbjella nëpër sipërfaqe toke te hapura pa pronarë, të cilat u asgjësuan me djegie.

Në fshatin Golimbas, Policia ka zbuluar 7-Parcela me 825-rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa, me lartësi nga 40 cm deri në 150 cm.

Bimët narkotike u konstatuan në vendin e quajtur “Pylli i vendit të mirë, të mbjella në mes të bimësisë së dendur të cilat u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
 
Gjirokastër, asgjësohen 2240 rrënjë Kanabis Sativa
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjësimin e 1.100 rrënjëve bimë narkotike Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Mollët” në fshatin Golëm Gjirokastër.

Po gjatë ditës së djeshme,nga strukturat e policisë së Komisariatit Tepelenë u gjetën dhe u asgjesuan 1.140 rrënjë bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Lisi i Pelivanit”, lagjia Çorraj, fshati Gllavë, Tepelenë.
 
o vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor  Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.                                                           

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion