VLORË - Pronarët e 52 banesave të prishura nga Inspektorati Ndërtimor në zonën Skelë-Uji i Ftohtë në kuadër të projektit “Lungomare”, ende nuk janë dëmshpërblyer për banesat e tyre.
 
Duke marrë shkas nga kjo ata janë tubuar pranë bashkisë së Vlorës, teksa i bëjnë thirrje këtij institucioni të marrë masa për zgjidhjen e problemit tyre.
 
Protestuesit nuk u pritën nga asnjë përfaqësues i bashkisë, teksa shtojnë se për shqetësimin e tyre janë paraqitur edhe në zyrën e kryeministrit në Vlorë.
 
Ata pohojnë se aktualisht strehohen tek të afërmit e tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimet, pasi në të kundërt protestat e tyre do përshkallëzohen.
 
Protestuesit shprehen se shteti nuk u ka paguar as qira pas nxjerrjen nga banesa.

Redaksia Online