“Mësimi i madh”
premierë në Tiranë

“Mësimi i madh” <br />premierë në Tiranë
Ndonëse sipari i shfaqjeve teatrore thuajse është mbyllur për këtë sezon, fundjava ofron akoma disa alternativa për të kaluar një mbrëmje pranë një skene. Nuk është e thënë të jetë një skenë e mbyllur, meqë stina e nxehtë favorizon aktivitete edhe ambjente të hapura. sic do të jetë edhe koncerti premiera e Kornelius Kardju (Cornelius Cardew) në hollin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ditën e diel në orën 20:00. Një performancë e bukur për të mos u humbur që sjell për herë të parë në Shqipëri një kompozitor britanik që shkroi jo pak për vendin tonë. Koncerti I titulluar “TRY... AGAIN... BETTER” (“Provoje ... Sërish... Më mirë këtë herë” ) është shfaqja e parë në Shqipëri kushtuar veprave të kompozitorit avangardist Kardju, i cili krahas John Cage-it dhe Karlheinz Stockhausen-it, mbahet si një nga muzikantët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Shfaqja do të përmbajë kompozime nga Christian von Borries (DE), Vasil S. Tole (AL), mbështetur nga Kori dhe Orkestra e Akademisë së Arteve. Por pjesa kryesore e saj është “Mësimi i madh” §1, një nga veprat më të njohura të këtij kompozitori, që do të vijë nën interpretimin e Korit të Barazisë. Sipas kuratores së këtij aktiviteti Sonja Lau “është një orvatje e parë për të hedhur dritë mbi marrëdhënien e ngushtë mes Shqipërisë dhe kësaj vepre themelore të kompozitorit. Ai i detyrohet dëshirës për ta përgatitur më në fund një premierë të homazhit të fshehtë që la trashëgim Kardju-i. Madje edhe më tepër: synon ta ambientojë veprën në Tiranën e sotme, nëpërmjet një realizimi artistik të ri dhe të paprecedent. Në të vërtetë, biografia e Kardju-it mund të lexohet në paralel me vetë historinë e Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX: edhe njëri edhe tjetra u prishën në të njëjtën kohë me Bashkimin Sovjetik, dhe pastaj, në vitet 1970, me Kinën. Gjakimi i përhershëm i Kardju-it për të gjetur një drejtpeshim mes muzikës dhe politikës, gjeti shprehje që nga kompozimet avangardiste deri te muzika pjesëmarrëse, që përfshinte muzikantë si profesionistë ashtu edhe amatorë, e më tej te kompozimi i këngëve rreptësisht harmonike, të muzikës së lehtë. Qëllimisht më tepër se një homazh, projekti “TRY... AGAIN... BETTER” ofron një pamje të kësaj vepre kaq heterogjene e ndonjëherë të pështjelluar, si mënyrë për të ripërshkuar një fazë të historisë së Shqipërisë, por edhe për të medituar rreth së tashmes së saj dhe të ardhmeve të mundshme. Vetë Kardju-i nuk e vizitoi kurrë Shqipërinë. Mund të thuhet, pra, se ai ia kushtoi veprën e vet një vendi që nuk ekziston më, dhe që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë në këtë formë. Vepra e tij e shfaqur sot, në zemër të Tiranës, nuk do të tingëllojë e njëjtë me origjinalin.

Marre nga suplementi FUNDJAVA
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin