“Mësues për Shqipërinë”,në janar
testim për punësimin e mësuesve

“Mësues për Shqipërinë”,në janar<br />testim për punësimin e mësuesve
TIRANE - Ministria e Arsimit ka miratuar afatet e konkurrimit për mësuesit që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit në sistemin e arsimit parauniversitar.

Për t’u punësuar si mësues, kandidatët duhet të jenë të jenë mësues të sapo diplomuar në mësim-dhënie, mësues që punojnë me kohë të pjesshme si dhe mësues të cilët janë prej kohësh në listat e pritjes pranë çdo drejtorie dhe zyre rajonale, apo mësues që kërkojnë transferim, të cilët do ti nënshtrohen testimit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.

“Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar do të zhvillohet në datën 21.01.2017, ora 10.00-12.30, në mjediset e planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Arsimit.

Në udhëzimin nr.38 të Ministrisë së Arsimit, thuhet se emërimet e mësuesve bëhen nëpërmjet konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” që përfshin 3 faza. Në fazën e parë bëhet konkurrimi me doje, ku kandidatët duhet të plotësojnë 13 dokumente.

Mungesa e një dokumentacioni skualifikon automatikisht kandidatin.  Më pas, kandidatët që kualifikohen në këtë fazë marrin pjesë në testim. Pas testimin realizohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë ku listohen kandidatët në bazë te pikëve të grumbulluara.

Sa i përket fazës së fundit, ajo lidhet me përzgjedhjen e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka numrin më të madh të pikëve. Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale për një periudhë prove 1 vit, dhe pas kësaj, miratohet nga komisioni i shërbimit psiko-social, ku bëhet edhe emërimi definitive i mësuesit. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e tyre deri në 23 nëntor.

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois