“Mami, një pornostare më tha PO”

“Mami, një pornostare më tha PO”
MINESOTA – Mike Stone është një maturant, 18 vjecar, i cili u refuzua nga vazjat e shkollës së tij për të qenë shoqërueset në mbrëmjen e maturës.

Dhe Mike, mendoi të gjente një zgjidhje tjetër. Nëpërmjet Twitter, ai ftoi rreh 600 pornostare që të bëheshin shoqërueset e tij. “Paguaj darkën, hotelin dhe një masazh”, shkruante maturanti.

Dhe më në fund, njëra prej tyre, 19 vjecarja Megan Pipper, aktore seksi në Los Angeles, pranoi.

“Isha e gëzuar që po bëja të lumtur një djalë, e vec kësaj edhe unë s’kam mundur dot të jem kurrë në një mbrëmje të tillë, pasi nuk munda dot të përfundoja shkollën”, tha Pipper për mediat amerikane.

I gëzuar Mike, njoftoi shkollën se cila do të ishte shoqëruesja e tij, por menjëherë ka mbërritur refuzumi zyrtar: Një pornostare, s’mund të jetë pjesë e festës tonë.
Letra mërziti jo vetëm dy të rinjtë, por edhe nënën e djalit. “E pashë të ekzaltuar që më në fund një vajzë e pranoi, ndaj ky refuzim i shkollës nuk më pëlqeu”, tha nëna e Mike.

Megjithatë 18 vjecari u bë popullor në shkollën e tij. Dy të rinjtë do të organizojnë një mbrëmje mature të vetëm dhe në të do të ftojnë të gjithë nxënësit e shkollës “grindavece”.

Sa për masazhin, 18 vjecari amerikan shpreson se në mos një ditë, një ditë të tjetër do të ndodhë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut