“Margarita”, një film i bërë me
dashuri për aktoren e madhe

“Margarita”, një film i bërë me<br />dashuri për aktoren e madhe
TIRANE- Regjisori Kujtim Gjonaj ka gjetur çelësin magjik dramaturgjik, poetik dhe emocional për të dhënë profilin e një jete të shquar artistike vetëm në 50 minuta. Dokumentari flet për yllin e skenës shqiptare në vite, shoqëruar nga kujtimet dhe surprizat e një shtëpie të thjeshtë në Lushnjë, pastaj shfaqen xhirimet në Akropolin e Athinës, ku dëgjohet zëri poetik e drithërues i aktores nga Shqipëria. Të gjitha këto detaje filmike janë përdorur në një skenar origjinal me gjetje të spikatura regjisoriale të Kujtim Gjonaj.

Filmi dokumentar “Margarita” i përgatitur në 80-vjetorin e lindjes sw saj u shfaq premierë mbrëmë në Teatrin Kombëtar. Rrugëtimi i kamerës shoqëruar me emocionet e mëdha të rrëfimeve të aktores Margarita Xhepa dhe atyre që e vlerësojnë talentin e saj krijon një trajektore krijuese në dokumentarin e Kujtim Gjonaj, i cili i është përkushtuar me synimin që të rrëfejë jo vetëm vlerat e aktores, por edhe të Shqipërisë. “Shqipëria ka artistë të mëdhenj e të përkushtuar, siç është e madhja Margarita Xhepa, por edhe të nivelit cilësor të kinematografisë shqiptare, që arrin maja të shprehjes artistike në gjuhë të vërtetë filmike”, thotë regjisori Gjonaj.

Filmi ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me skenaristen Angjelina Xhara, e cila njihet si autorja e parë e një libri për Artisten e Popullit, Margarita Xhepa. Bashkëpunimi krijues mes autorëve kryesorë të filmit, duke përfshirë këtu edhe kamerën shprehëse të operatorit Kristaq Janushi, solli mbrëmë në ekran një film dokumentar që do të radhitet krahas filmave më të mirë të  realizuar nëpër vite në kwtw gjini. Vetë regjisori, Kujtim Gjonaj, tregon vështirësinë e realizimit të këtij filmi, duke përzgjedhur materialin fotografik, kinematografik, skenik, që duhej futur brenda një dramaturgjie të caktuar, duke u kombinuar me xhirimet në vende të ndryshme, që do të përfshinin në mënyrë emocionale jetën artistike dhe jetën familjare e shoqërore të artistes.

Filmi ia arrin qëllimit duke u përçuar te spektatori, talenti i padiskutueshëm i saj në skenë, në ekran dhe në interpretimin e poezisë. Përmes gjuhës filmike shfaqet dashuria e madhe që ka gjithë populli për të dhe vlerësimi i kolegëve e specialistëve për artin e saj që tejkalon çdo parashikim, duke sjellë role të mëdha edhe ne moshën e tretw. “Ky wshtw një film i bërë me dashuri të madhe për një artiste të madhe...”, thotë mjeshtri i filmit, Kujtim Gjonaj.

Gjuha e zgjedhur filmike mes intensitetit të vërtetë emocional, është fryt i një bashkëpunimi të mirë të të gjithë komponentëve krijues, sidomos regjisë, skenarit, kamerës përfshirë këtu edhe muzikën e zgjedhur në sfond nga Majlinda Bërxolli, montazhin e spikatur të Lulzim Sulës dhe organizimin e përkryer të producentit Genti Gjonaj. Filmi dokumentar “Margarita”, ngërthen në vetvete dashurinë  e njerëzve të thjeshtë për artisten e shquar, por edhe dashurinë e madhe të artistes për popullin e saj. E krahas kësaj, spikat dashuria që kanë krijuesit e filmit për këtë “margaritar të artit shqiptar”, sicc e quan regjisori Gjonaj. Margarita Xhepa wshtw e pranishme me origjinalitetin e saj si artiste, si grua e nwnw në çdo sekuencë të filmit. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit