“Maria” e vogël e gjetur mes romëve
në Greqi mund të jetë shqiptare

“Maria” e vogël e gjetur mes romëve<br />në Greqi mund të jetë shqiptare
GJENEVE - Vajza bjonde e zbuluar në një kamp rom, të mërkurën e kaluar, nuk ishte njëri prej fëmijëve të zhdukur e as e kërkuar nga Interpoli.

Një zyrtar i një organizate ndërkombëtare në Gjenevë që shpesh është gjendur në terren në Greqi dhe Shqipëri me mision humanitar, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër se Maria e vogël mund të jetë shqiptare (“La petite “Maria” trouver en Grèce peut être albanaise?) e braktisur vite më parë. Për rastin në fjalë hetimet e mëtejshme po zhvillohen.

Policia greke po heton 20 raste fëmijësh të zhdukur të paktën katër vende që mund të ngjajnë në vajzë misterioze të zbuluar në një kamp rom në vend, tha të martën shoqata e cila po kujdeset për vajzën e vogël.

“Ka disa raste të zhdukjeve nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Suedia, Polonia dhe Franca, që janë objekt i kërkimit të mëtejshëm, ” i tha AFP-së, Panajotis Pardalis, zëdhënës i shoqatës së fëmijëve “Buzëqeshja”

Përhapja e fotos së vajzës nga policia, ka shkaktuar mijëra telefonata dhe e-mail nga prindër apo të afërm të fëmijëve të zhdukur në Greqi apo jashtë Greqisë. Shoqata “Buzëqeshja” e fëmijës, ka marrë më shumë se 8000 telefonata fundjavën e kaluar, dhe të gjitha mesazhet i ka dërguar në polici.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij