“Marmageddon”, krizë marmalate në Zelandën e Re

“Marmageddon”, krizë marmalate në Zelandën e Re
WELLINGTON, Zelanda e Re – Njerëzit i janë turrur rafteve supermarketeve në Zelandën e Re në atë që ka marrë emrin “Marmageddon”, ose thënë ndryshe kriza e marmalatës, element i domosdoshëm për mëngjesin me bazë kiwi. Në ato dyqane ku gjendet ende, shitet vetëm një kavanoz për kokë. Dhe kriza vlen për të gjithë, përfshi këtu Kryeministrin John Key që ka filluar të kursejë si çdo qytetar tjetër.

Gjithçka nisi pak ditë më parë kur Sanitariu, shoqëria që prodhon marmelatën “Marmite”, zbuloi dëme të pariparueshme në impiantin e Christchurch, i vetmi që prodhon kremin e famshëm në vend. Dëmtimet, të shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit që shkatërroi rajonin në shkurt 2011, kanë çuar në mbylljen e fabrikës. Dashuria e zelandezëve për “Marmite” është e ngjashme me atë të italianëve për “Nutella”.

Për të kursyer sa më shumë, Sanitarium ka këshilluar popullsinë që të përhapë marmalatën mbi bukën e thekur sepse mbi një sipërfaqe të ngrohtë shtrohet më mirë. Duhet evituar që “të hani Marmite çdo ditë dhe të pranoni idenë e konsumimit dy ose tre herë në javë”, thotë prodhuesi. “Më ka mbetur vetëm një gjysëm kavanozi në zyra – ka deklaruar Kryeministri – Do të përpiqem që ta shtyj sa më shumë të jetë e mundur”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro