Balla i shoqëruar nga drejtuesit e komuniteteve fetare në Elbasan, u shpreh se ata janë modeli më i mirë për qytetin e Elbasanit dhe për të gjithë Shqipërinë për gjithçka bëjnë ndaj dhe politikanët duhet të marin shembull prej tyre.
“Drejtuesit e të gjithë komuniteteve fetare, të cilët gjej rastin t’i falenderoj, përçuan mesazhe kundër pandëshkueshmërisë dhe të një drejtësie të barabartë për të gjithë. Komunitetet fetare në Elbasan janë modeli më i mirë për qytetin e Elbasanit dhe për të gjithë Shqipërinë për gjithçka bëjnë.
Ne politikanët duhet të marrim shembull prej tyre, prej bashkëpunimit të përditshëm jo vetëm në funksion të detyrës së tyre të shenjtë, por edhe të bashkëjetesës e cila është një prej pasaportave më të mira të Shqipërisë Europiane”, tha Balla.
Gjuthashtu Balla tha se 2018 është një vit shumë i rëndësishëm , përsa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndaj për këtë duhet të jemi të gjithë bashkë.
“Ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë: është viti ku aspirata jonë europiane pret të hedhë një hap shumë të rëndësishëm.
Në modelin e QBNF, klasa politike duhet të jetë e gjitha bashkë për të bashkëvepruar në funksion të integrimit europian, e të jemi bashkë edhe për më shumë drejtësi juridike e sociale.
Në gjithë këto muaj, Elbasani është gjendur i sulmuar për interesa të vogla politike për të hedhur baltë mbi atë që do ta quaja pa hezitim Kryeqyteti i Shqipërisë, përsa i përket kulturës dhe dijes; dhe është detyra jonë ta promovojmë sa më shumë Elbasanin”, deklaroi Balla.
d.b/shqiptarja.com












