OSLO- Martesa në Kishë e një vajze 12-vjeçare norvegjeze të quajtur Tea, e organizuar nga organizata e fëmijëve në zhvillim “Plan International” tronditi mediat sociale duke shkaktuar reagime të forta në publik. Vogëlushja u ngjit në altar për t’u martuar me një burrë 37-vjeçar, por nuk u lejua nga një grup protestuesish të cilët arritën të ndërprisnin në kohë martesën që do të ishte edhe vuajtja e saj e përjetshme. Pjesa më e madhe besonin se planet e dasmës ishin reale dhe se 12-vjeçarja do të martohej në Oslo. E ndërtuar si në një skenë reale, martesa nuk ishte gjë tjetër veçse një inskenim i martesës së një vajze të mitur, ashtu siç ndodh me 3900 vajza të tjera të mitura, çdo ditë në botë.
“Hej, emri im është Tea dhe jam 12 vjeç. Po martohem këtë muaj”.
Kështu e ka paraqitur Tea udhëtimin e saj të pritshëm dhe ngjarjen e të bërit nusja e parë fëmijë në Norvegji. Një blog i hapur posaçërisht për këtë “Tea blog”, ishte mbushur me selfie dhe imazhe se si do të ishte jeta e saj, dashuria për kuajt, mendimet e saj për marrëdhënien seksuale, si dhe shtatzënia në moshë të re. Blogu i Teas, më i lexuari brenda një dite të vetme në Norvegji ka provokuar reagime të ashpra.
Pas këtij inskenimi, Tea do të kthehet në jetën e saj normale, por organizatorët e “Plan International” thonë se mijëra të tjerë në botë nuk do të jenë me kaq fat.
“Ne sot kemi ndalur vetëm një nga 39 mijë martesat nën moshë që zhvillohen gati çdo ditë”, thotë Olaf Thommesen, sekretari i përgjithshëm i organizatës. Sipas tij, 14 milionë vajza të reja nën moshën 18-vjeçare martohen çdo vit, çka sjellë një mesatare prej 39 mijë të tilla në ditë. Organizata thotë se ‘nuset fëmijë’ i nënshtrohen dhunës fizike dhe emocionale dhe shpesh ngelin shtatzënë në moshë të re, duke çuar në probleme fizike dhe mendore.
“Unë mendoj se kjo çfarë kam bërë është shumë e rëndësishme, sepse dua të tregoj se sa shumë të mitura kalojnë situata të tilla”, thotë 12-vjeçarja në lidhje me pjesëmarrjen e saj në fushatë. Fushata e përhapur përmes mediave sociale tregon se Tea, në realitet nuk do të ishte kurrë në gjendje të martohej ligjërisht në moshën 12-vjeçare në Norvegji.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO