“Vertograd” është ansambli i muzikës popullore me instrumentistë dhe këngëtarë, i krijuar në vitin 2005, dhe ka për synim ruajtjen dhe promovimin e traditave të muzikës së mirëfilltë ruse.
Në skenën e Qendrës kulturore pranë Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, u ngjitën këngëtarët Anna Zborovskaja dhe Gennadi Kosinov të shoqëruar nga Juri Stupak, balalajka (vegël muzikore popullore ruse), në kitarë Aleksej Stepanov dhe në fizarmonikë Pjotr Matroniçev.
Ky grup që vjen për herë të parë në Shqipëri, interpretoi këngët më të dashura dhe të dëgjuara nga shqiptarët.
dy.b/shqiptarja.com