Ajo ka postuar në faqen e saj në Instragram një foto të shkëputur nga xhirimet e klipit.
Klipi pritet të publikohet në fund të majit. Sipas bashkëpunëtorëve të këngëtares ky prodhim muzikor do të shfaqë “Një Besa Ndryshe”.
Gjithashtu ajo do të vij në këtë klip edhe me një nga emrat më të njohur të modës italiane si Idriss Guelai, që ka bashkëpunuar me yje botërore si Beyonce dhe Madonna, pohojnë organizatorët për “Shqiptarja.com” dhe “THASH&THEM”.
Vetëm pak kohë më parë ajo sjellë për fansat e saj bashkëpunimin me reperin 2po2 me titull “Zemrën dot nuk ta lexoj” .
Kjo këngë vijon të jetë mjaft e klikuar dhe e pëlqyer.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)