“Me vrap drejt Europës”
Politikanët të fundit në garë

“Me vrap drejt Europës”<br />Politikanët të fundit në garë
TIRANE- “Me vrap drejt Europës” ishte motoja e një aktiviteti të zhvilluar sot në Bulevardin kryesor të Tiranës. Shefi I delegacionit të BE në Tiranë, ministrja e integrimit Majlinda Bregu, dhe të tjerë kanë vrapuar përgjatë gjithë bulevardit deri në Sheshin “Nënë Tereza” si për të dhënë mesazhin se “Shqipëria duhet të vrapojë më shpejt drejt Europës”. Basha ka preferuar që gjatësinë e rrugës nga Galeria Arteve deri në Sheshin “Nënë Tereza” ta kryejë me bicikletë. Garës i janë bashkuar qindra qytetarë të Tiranës.
Edhe pse vazhdimisht bën apele për hapa më të shpejtë drejt integrimit në BE, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu vetë e ka lënë në mes garën e vrapimit duke u shprehur se do duhej të ndiqte mbledhjen e qeverisë. Pak para nisjes së garës Bregu tha se eventi organizohet për të shënuar Ditën e Europës, por dhe për të mbrojtur mjedisin dhe një jetë të shëndetshme. Rruga drejt Europës është një rrugë e cila ka nevojë për shpejtësi dhe cilësi-tha Bregu.
Por në fakt vetëm me këshilla dhe leksione personalitet dalin të parët, pasi në garë ishin thuajse të fundit. Vec Bregut që la në mes garën, ambasadori i BE Sequi nuk mori ndonjë dekoratë shpejtësie. I fundit në garë edhe kreu i Bashkisë Basha edhe pse eci me bicikletë. Cmimin e garuesve më të shpejtë me “Vrap drejt Europës” e morën disa të rinj të panjohur, por dashamirës të sportit dhe integrimit që morrën pjesë më iniciativën e tyre në këtë event.

Në mesazhin e tij në këtë ditë, Basha theksoi vendosmërinë dhe angazhimin, për të ndërtuar Tiranën europiane.

“Çfarë mund të themi në këtë ditë që hap siparin e muajit të Europës, përveçse jemi krenarë dhe të privilegjuar që ndodhemi sot këtu së bashku, me kaq shumë energji, me kaq shumë optimizëm, duke përfaqësuar denjësisht zemrën e Tiranës, zemrën e kryeqendrës së shqiptarëve!? Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, madje shpesh me pengesa, por ne jemi të vendosur për të vrapuar, ashtu siç ju bëtë sot, për të kaluar çdo pengesë dhe për të ndërtuar këtu në Tiranë, atë që kemi ëndërruar e dëshiruar 22 vjet më parë nëpër rrugët dhe sheshet e këtij qyteti", është shprehur ai.


(gh/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Premier League

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Premier League