Pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shumtë ishin ata që në internet shprehën zhgënjimin e tyre për fitoren e tij.

Në mes të të zhgënjyerve kishte edhe nga ata dashamirës të Zonjës së Parë Michelle Obama, që i kërkonit kësaj të fundit të kandidonte pas 4 vitesh për presidente.

Por gjatë një konference për shtyp, teksa një person bërtiti ‘Madame President’’, Michelle e qeshur i tha ‘’Ej ti aty, mbaj qetësi’’.

Ndoshta kjo ishte një mënyrë për të thënë se ideja nuk po i pëlqen dhe aq shumë, por gjithsesi ajo ka ende katër vite kohë për të ndryshuar mendje…