“Miss Universe Kanada”, bukuria
shkodrane mes 20 më të bukurave

“Miss Universe Kanada”, bukuria<br />shkodrane mes 20 më të bukurave
20 bukuroshet kanadeze, përfshirë edhe shqiptaren nga Shkodra, Zerina Derveni, po përgatiten për konkursin “Miss Universe Canada 2014”, për të përfaqësuar Kanadanë në sfilatën ndërkombëtare e cila do të zhvillohet në Brazil. Bukuroshja shqiptare Zerina Derveni, është kualifikuar për finalen e këtij evenimenti bukurie, si një ndër 20 vajzat më të bukura të këtij edicioni.

Në mesin e fituesve radhitet edhe vajza shkodrane e cila ka jetuar mes Kandasë dhe Shqipërisë, e cila garon për të fituar kurorën e më të bukurës për këtë vit në Kanada. Pas shumë intervistave dhe provave, në shkurt të vitit 2014 Zerina shpallet si një ndër pjesmarrëset e “Miss Universe Canada 2014”.

Ajo e konsideron veten shqiptaro-kanadeze, ka nënshtetësi kanadeze, por gjaku i saj është shqiptar, këtë të fundit ajo e ka pohuar edhe vetë në një intervistë për mediat shqiptare.

I pëlqen futbolli dhe vollejbolli, dhe në të ardhmen do të donte të drejtonte nje biznes të sajin, dhe paralelisht të ndihmojë dhe njerëzit në nevojë.Pjesëmarrja e saj në këtë aktivitet, është përkrahur e mbështetur nga komuniteti shqiptarë që jeton në Kanada, të cilët e kanë inkurajuar bukuroshen, duke shpresuar që ajo të fitojë edhe kurorën e këtij evenimenti.

“Miss Universe Canada” e nisi sfidën e saj për të zgjedhur më të bukurat në Ontario - Ëindsor në Teatrin Capitol, ku mes 100 kandidateve u përzgjodhën vetëm 20 bukuroshe. “Miss Universe”, është një nga eventet më të mëdha në botë dhe është krijuar dhe sponsorizohet nga multi miliarderi amerikan Donald Trump dhe NBCUniversal. Disa prej konkurrimeve të mëparshme, në “Miss Universe International” janë fotografuar nën eskluzivitetin e fotografit shqiptaro - amerikan me emër në SHBA, Fadil Berisha.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni  print

zerina derveni

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve