“Mjekët pa kufij”, Liu: Duhen 6 muaj
për të vënë në kontroll Ebolën

“Mjekët pa kufij”, Liu: Duhen 6 muaj<br />për të vënë në kontroll Ebolën
Do të duhen të paktën 6 muaj që virusi vdekjeprurës i Ebolës të vihet nën kontroll. Ky lajm raportohet nga Joanne Liu, kryetarja e organizatës “Mjekët pa kufij”.  Liu e krahasoi shpërthimin e Ebolës me një gjendje lufte duke shtuar se epidemia është përkeqësuar më shpejt nga ç’mendohej, gjendje e cila nuk mund të përballohet as nga ekspertët e shëndetësisë.

Sipas ekspertes Liu, e rëndësishme është që i gjithë rajoni të izolojë virusin në Liberi duke shtuar edhe rëndësinë që OBSH të marrë përgjegjësinë për situatën duke vënë më shumë ekspertë në terren. Më herët, agjencia e shëndetit në OKB tha se shkalla e shpërthimit të këtij virusi është nënvlerësuar shumë, pasi numri i viktimave është raportuar të ketë shkuar në 1069. Ndërsa, vetë OBSH raportoi se stafi i saj kishte prova se numri i rasteve të importuara dhe vdekjet nuk pasqyrojnë nivelin real të krizës. Kompania ajrore e Kenias ka refuzuar të pezullojë fluturimet mbi shtetet e prekura nga virusi në Afrikën Perëndimore.

Megjithatë, sipas OBSH, rreziku i transmetimit të Ebolas gjatë udhëtimeve ajrore mbetet i ulët, pasi sëmundja nuk përhapet në ajër. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë shëruese për Ebolan, përveç Zmap, e cila është në fazën eksperimentale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024