“Mobi Dik” i Melville nis kremtimet 
 letrare në ditën botërore të librit

“Mobi Dik” i Melville nis kremtimet <br /> letrare në ditën botërore të librit
TIRANE-  Duke vijuar traditën e kremtimeve letrare të 23 Prillit, Ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit, Biblioteka Kombëtare organizon sot në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Shtëpinë botuese “Zenit” një mbrëmje letrare kushtuar një prej autorëve të shquar e themelues të letërsisë amerikane, Herman Melville, dhe romanit të tij të famshëm “Mobi Dik”, përkthyer së fundmi i plotë edhe në gjuhën shqipe nën përkthimin mjeshtëror të Rudi Erebarës.

Përse Melvili në Ditën e librit? Ç’do të thotë për një lexues amerikan të lexosh Mobi Dikun sot? Si lidhet ai përmes fillit të artë të letërsisë me penat e mëdha të letërsisë botërore? Cilat janë sfidat dhe përvojat më mbresëlënëse të përkthimit të tij në shqip? Enigmat e interpretimit? Limitet e shqipërimit?

Ç’pasuri filmografike  solli romani në kinemanë botërore? etj, do të jenë disa nga çështjet dhe pyetësimet që do të shtrohen në shoqërinë e lexuesve të tij të pasionuar mbasditen e 23 prillit ora 18, në sallën Amerikane të Bibliotekës kombëtare, përmes bashkëbisedimit me Persida Asllanin (Drejtore e BKSH-së), Valery O’Brien (Shefe e Zyrës së marrëdhënieve me publikun në Ambasadën amerikane), Krenar Zejnon (Botues, kritik e poet), Rudi Erebaran (përkthyesi, poet e romancier), Bora Yllin (kineaste dhe kritike e kinemasë). Ky aktivitet shenjon edicionin XIII të Ditës botërore të librit në Shqipëri pikërisht përmes iniciativës së Bibliotekës Kombëtare.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023