DIBËR- “Mos u afroni se do t’ju vras”. Kështu i është drejtuar punonjësve të policisë së Dibrës, një 27 vjeçar, i arrestuar më pas për  “kanosje serioze për vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas policisë së Dibrës, në pranga ka rënë 27 vjeçari Erion Hoxha nga fshati Tomin i Dibrës, i cili ishte proceduar edhe më parë për vjedhje. Policia thotë se i riu lëviste me armë në automjetin e tij në aksin Kala e Dodës-Peshkopi.

diber kercenonte policine

diber kercenonte policine
(Erion Hoxha me automatik në dorë)

Por kur kishte kuptuar se policia i ishte vënë pas, ai ka ndaluar makinën jashtë rrugës kryesore dhe ka dalë nga makina me automatikun model 56 në dorë dhe ka kanosur policët duke u thënë: "Mos u afroni se do t'ju vras".

Pas një ore negociatash, policia ka mundur ta vërë 27 vjeçarin në pranga, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë  eprovës material, armën automatik model 56, 2 krehëra me nga 30 fishekë si dhe automjetin tip opel me targa AA 351 CN me të cilin lëvizte.

policia diber
(Automatiku me të cilin 27 vjeçari kanosi policinë)

policia diber
(Automjeti i Erion Hoxhës)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)